Ish-deputetja, Nora Malaj mes lotësh ka rrëfyer një nga sfidat më të mëdha të jetës, luftën me tumorin.
Ajo tregoi se pasi kaloi Covid-19, atëhere dhe tumori iu rikthye dhe përgjatë gjithë kësaj kohe është mësuar që të jetojë me dhimbjen.
Por, pas këtij rrëfimi kaq prekës Malaj ka dhënë dhe një mesazh frymëzues për të gjithë ata që janë duke kaluar këtë vështirësi njëjtë si ajo, që të mos dorëzohen, por të luftojnë pasi kjo është jeta.
“Sfidat e jetës janë të ccuditshme, gjithmonë sëmundjet qëndrojnë aty nuk ikin ansjëherë. Shfaqen rishfaqen dhe pas Covid, Covid na ka bërë që disa nga problemet tona të rishfaqen. Unë këtë periudhë jam mësuar të jetoj me dhimbjen, por është e bukur sepse jeta ësht shumë e bukur, është e bukur që ti kur shkon te vajzat parukeret dhe thonë që ‘hey Nora sa e bukur je’ .Pra e bukura qëndron brenda jo jashtë, njeriu dueht të jetë shumë sfidant dhe të luftojë.
Shfaqja e gjithë këtyre probleme edhe diabeti e ka agravuar situatën pro jo nuk do të thotë të mos i përballosh. Sepse në fund të ditës duhet të kuptojmë se jemi orë me kohë pune dhe asnjë nuk e di kur vjen fundi, prandaj fundi duhet të jetë dinjitoz duhet që fundi duhet tëj etë ashtu si ke ardhur ashtu duhet të ikësh me dinjitet.
Duhet ta respektosh veten tënde, ta duash sëmundjen tënde dhe dueht tu mësosh njerëzve që njerëz të dashur asnjëherë mos mëshironi dikë dhe të thoni sa gjynah por thojini hajdeni së bashku të vllëzojmë në sfidat e jetës”, tha Nora Malaj për “Top Channel”.