Autoritetet ruse, që po kërkonin studenten amerikane, që u zhduk këtë javë në rajonin Nizhny Novgorod, kanë gjetur një trup të pajetë, që besohet se është Chatherine Serou.
Policia ka hapur një hetim kriminal, pasi 34-vjeçarja Serou u raportua se më 15 qershor, kishte hipur në një veturë me një person të panjohur.
Zyrtarët thanë se mbi 100 vullnetarë kanë kërkuar në zonën pyjore, që gjendet jashtë qytetit.
Nëna e Serou, që gjendet në Misisipi, tha për Radion Kombëtare Amerikane, se herën e fundit që kishte komunikuar me të bijën, ishte kur kjo e fundit i kishte dërguar një mesazh ku thuhej: “Jam në një makinë me një të panjohur. Shpresoj që nuk po më rrëmbejnë”.
Dy vjet më parë, Serou kishte shitur banesën e saj, me qëllim që të financonte udhëtimin për në Rusi, ku kishte planifikuar që fillimisht të mësonte gjuhën, e më pas të aplikonte në fakultetin juridik.
Vjeshtën e vitit 2019, ajo ishte regjistrua në programin master për drejtësi në Universitetin Lobachevsky në Nizhny Novgorod
Një grup lokal i kërkim-shpëtimit, Rys, postoi lajmin se vullnetarët që ndihmuan në kërkim gjetën një trup të pajetë dhe shprehën ngushëllime për familjen e Chatherine Serou./REL