Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e djeshme një foto nga Laçi duke përqafuar një fëmijë që ishte i veshur si babagjysh. Foto kjo që u bë teksa rreth 500 familje hynë në shtëpitë të tyre të reja që u rindërtuan pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Pikërisht në këtë postim, komentet ishin të shumta, por më epiku ishte i një ndjekësi që nuk mund të rrinte dhe pa përgjigjen e kreut të qeverisë.
“Jam kurioz të shoh veshur si Babagjysh e t’i bësh dhuratë Bashës një bravë magjike”, shkruan ndjekësi.
Ndërsa Rama i ka kthyer përgjigjen duke qeshur “hahahhha” teksa e shoqëron edhe me emoji të qeshure me lot.