Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median italiane ka komentuar edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë,
Rama ka theksuar se situata e pakicës serbe në veri mund të kthehet në një Donbass të vogël.
Rama ka shtuar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të tregohet kokëfortë ndërsa shprehet se marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina.
“Po, sigurisht dhe jam shumë i shqetësuar, por gjithçka varet nga ne. Askush nuk mund ta shqetësojë Ballkanin nëse nuk i japim shanse. Konflikti në Kosovë mund të bëhet i madh, edhe pse në përmasa të vogla.
Situata e pakicës serbe në veri mund të jetë një Donbass i vogël. Ëndrra e Putinit. Por Serbia nuk mund të jetë Rusi, edhe sikur të donte. Kurti është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman”, tha Rama.