Në rastin e dytë që denoncoi Goxhaj është fakti që në Vorë do të kryhet votimi elektronik nga një kompani private në menaxhim të George Soros që ka qëllim sipas tij për t’i dhënë fitoren kandidatit të Lulzim Bashës.
“Unë jam i shqetësuar për organizimin e zgjedhjeve pasi do të bëj denoncimin publik për manipulimin e plotë të zgjedhjeve.
Rasti që denoncoj është kompania e cila do të bëjë votimin elektronik, kompania smert matik është kompani që është e lidhur nga George Soros që menaxhohet nga ai dhe është akuzuar nga republikanët në Amerikë për ti vjedhur fitoren Donald Trumpit.
Çuditëria është që kjo kompani është zgjedhur që të bëjë votimin elektronik në bashkinë e Vorës pikërisht nga njerëzit e Lulzim Bashës dhe kjo është bërë me marrëveshje. Vetëm Vorën ka mundësi që ta fitojë Basha pasi do të bëhet nga një kompani elektronike për të nxjerrë fitues atë që duan ata jo qytetarët.
Kompania që do të votohet në Vorë është krijuar nga Soros dhe zgjedhur nga Basha. Në këtë rast është bërë me konsensus të Bashës por edhe me konsensus të atyre që përfaqësojnë “Shtëpinë e Lirisë” pasi heshtin sot duke i krijuar një rrezik të madh procesit zgjedhor të 6 marsit”, tha Goxhaj për Fax News.