osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jam gjithmonë në dispozicion të drejtësisë dhe kurrë nuk i jam shmangur! Lulzim Basha flet për akuzën e 280 milionë eurove në Rrugën e Kombit dhe ç’bëri me 21 Janar

Jam gjithmonë në dispozicion të drejtësisë dhe kurrë nuk i jam shmangur! Lulzim Basha flet për akuzën e 280 milionë eurove në Rrugën e Kombit dhe ç’bëri me 21 Janar

Lulzim Basha ka folur për aferën 280 milionë euro në Rrugën e Kombit. Basha tha se nëse do të thirret nga drejtësia do të dëshmojë dhe nuk do t’i bëjë kurrë bisht drejtësisë.

Pjesë nga intervista

Je i gatshëm të dëshmosh në Gjykatë dhe të përballesh me drejtësinë për “aferat” që je akuzuar nga kundërshtarët politikë dhe së fundmi edhe nga Sali Berisha?

“Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga Drejtësia edhe në procese kundër meje. Nuk i kam bërë kurrë bisht drejtësinë. Asnjëherë nuk i kam bërë gisht drejtësisë.

Gjykata e lartë thuhet se prokuroria dështoi pas dy viteve hetime të sillte akuza ndaj Lulzim Bashës. Bënë dy vite sikur hetuan ndaj ameje për rrugën Durrës Kukës për shpërdorim 280 milionë euro, dhe nuk gjetën asnjë provë.

Ishte një stisje që e pomponte kundërshtari politik sepse po merrej me një figurë kryesore të PD që po bëhesha gati të drejtoja një qark për zgjedhjet e përgjithshme, gjykata e lartë me vendim të formës së prerë ka arritur në konkluzionin që Prokuroria të tregohet e kujdesshme dhe unë i kam kërkuar parlamentit të më heqë imunitetin sepse s’kisha asgjë për të fshehur përkundrazi isha dhe jam krenar për atë që kam bërë në rrugën e kombit”.

Lulzim Basha ka folur edhe për 21 JANARIN. Ai tha se nuk ka asnjë detaj të ri për çështjen e “21 janarit”. I pyetur për deklaratën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami se atë ditë “Berisha ishte në zyrë dhe se Basha nuk dihet ku ishte dhe se mund të ishte ai që e dha urdhrin për të qëlluar”, kreu i PD e quajti një shpifje.

“Ju keni dëgjuar shumë akuza ndaj meje këto 3 muaj. Disa prej tyre janë hedhur poshtë ndërsa disa kanë qenë qesharake dhe disa të tjera janë banale. Tani dëgjoj këtë akuzë krejt banale. Ka pasur një proces hetimi dhe gjyqësor për 21 janarit që ka përfunduar edhe me dënime. Kushdo që ka diçka kundër meje unë nuk i fshihem drejtësisë. Unë nuk kam asgjë të re. Çfarë kam pasur i kam thënë ajo është një shpifje e ulët….

Nëse ai e ha turpin me bukë, le ta hajë turpin me bukë. Unë jam një nga më të akuzuarit gjatë gjithë kësaj kohe, kur isha në pushtet apo në opozitë. Unë e them qartë. Nuk i fshihem drejtësisë. Unë kam barrën të përballem edhe me ata që bëhen mish për top me shpifje të tilla.

Nëse më thërret drejtësia? Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga drejtësia. Në 99% të rasteve që kanë qenë kundër meje, unë nuk i kam bërë bisht drejtësisë. Për çështjen e rrugës Durrës – Kukës është një gënjeshtër e përpunuar me mjeshtëri nga mediat e Ramës” – tha Basha në emisionin “Real Story”.