Kapiteneria e Portit të Durrësit i ka shkuar në ndihmë një jahti i kishte dhënë alarmin SOS pasi kishte pësuar defekt në të dy motorët.
Ka qenë ora 20:00 e mbrëmjes së 10 gushtit kur kapiteneria është njoftuar për emergjencën.
Jahti me emrin Alissa kishte lundruar nga Bar, Mal i zi drejt Durrësit dhe rreth 2 milje nga kanali afër Pistës Ventus kishte pësuar defekt në të dy motorrat, informon kapiteneria përmes një njoftimi,
Në ndihmë i shkoi anija “Joni” Rreth ores 21:30 u konstatua nga Kapiteni i Portit, Taulant Allka se mjeti kishte rënë në cekëtinë. Pasi u sigurua nxjerrja e tij dhe lidhja me cima u shoqërua drejt portit të Durrësit.