Kjo është historia e zjarrfikses së bujshme në Bashkinë e Durrsit
“Shkundet” për një autoshkallë zjarrfikësëje Bashkia e Durrësit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në Tiranë dhe në Durrës për të cilët janë “prerë” 9 fletë-arreste për shkelje të barazisë në tendera. Në njoftimin zyrtar të SPAK është bërë me dije se gjatë një tenderi të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), ka pasur shkelje për blerjen e një automjeti për MZSH-të e Durrësit.
Zyrtarët e Bashkisë së Durrësit; Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Patriot Beqaraj dhe Artan Taho akuzohen për shpërdorim detyre cilësinë e anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës.
Kurse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”: Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja akuzohen për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.
Po ashtu Albion Bushi, E.R., Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., akuzohen se kanë dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse, e cila tanimë është jashtë funksionit.
Por asnjë nga këta nuk u procedua penalisht pra i gjithë aksioni ishte një fllusk sapuni e SPAk dhe e gjykatës GJKKO që është kthyer si një notere e veprimeve dhe akuzave qesharak me të cilat merret SPAK, duke mos qenë nën juridiksionin e tij neni i shpërdorimit të detyrës, kur,nuk ka element të vërtetuar të korrupsionit aktiv ose pasiv.
dje GJKKO ka dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë lekë.
Adriatik Velaj dënohet me 11 muaj burg për shpërdorim detyre
Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre
Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre