osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja skema që do ndiqet për të zhdukur Sali Berishën nga politika, pas miratimit të ligjit të “Lustracionit” dhe “Spiunëve”! Shpallet vendimi i Gjykatës që njeh Bashën kryetar të PD

Ja skema që do ndiqet për të zhdukur Sali Berishën nga politika, pas miratimit të ligjit të “Lustracionit” dhe “Spiunëve”! Shpallet vendimi i Gjykatës që njeh Bashën kryetar të PD

Vdekja politike” e Sali Berishës është afër. Skema është “qepur” mirë dhe ndihma e ndërkombëtarëve për ta zhdukur përfundimisht nga politika, por edhe për ta çuar drejt burgut kreun e “Foltores” ka qenë dhe vijon të jetë e madhe. Gazeta “SOT” ka mësuar se menjëherë pas miratimit të ligjit të “Lustracionit” dhe “Spiunëve”, pritet të shpallet vendimi i shumëpritur i Gjykatës që njeh Lulzim Bashën kryetar të Partisë Demokratike.

Pra, pasi të miratohet në Kuvend ligji i propozuar nga Alibeaj dhe ai i Partisë Socialiste për spiunët, Berishën e presin të tjera telashe. Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është i gatshëm t’i japë “dorën” e fundit për të përjashtuar Berishën përgjithmonë nga politika. Fokusi i Parlamentit do të jetë pikërisht te ndarja e politikës nga e shkuara komuniste dhe Sali Berisha është i pari që rrezikon të përjashtohet nga postet publike, pasi është me teserë të PPSH. PS nuk i ka e vetme votat dhe i duhet mbështetja e opozitës. Enkelejd Alibeja ka dhënë sinjale të qarta se ai mbështet ndarjen nga e shkuara komuniste.

Telashet që e presin Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon seriozisht të dalë nga politika dhe më pas të përfundojë në burg. Pavarësisht se sot që flasim ai pretendon se është kryetar legjitim i Partisë Demokratike dhe ka mohuar se ka qenë funksionar i lartë i Partisë së Punës, duket se vendimi i Gjykatës së Tiranës sa i takon legjitimitetit të PD dhe ligji i “Lustracionit”, i propozuar nga Enkelejd Alibeaj dhe socialistët, do të tronditin themelet e “Foltores” dhe prijësit të saj, Sali Berisha. Referuar përmbajtjes së projektligjit të “Foltores”, Sali Berisha është kujdesuar për të përjashtuar veten e tij si subjekt i veprimit të ligjit, duke hequr nga kategoritë pozicionin e sekretarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë. Por ky draft është i destinuar të përfundojë në koshat e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ajo pjesë e Partisë Demokratike e dirigjuar nga Alibeaj dhe Partia Socialiste kanë parashikuar filtra më të forta, të cilat rrezikojnë pozitat e Berishës si një ish-funksionar i lartë i PPSH.

Fati i Berishës varet nga gjyqi për PD

Pasi Sali Berisha të përjashtohet nga politika, nga duart do i ikë dhe Partia Demokratike. Menjëherë pas kësaj lëvizjeje do të vijë një vendim kundër tij nga Apeli që i heq administrimin e selisë blu, që do të sjellë fundin e tij politik dhe “mburojën” e tij kundër drejtësisë dhe amerikanëve. Nëse drejtësia i heq nga duart PD, Berisha i humb të gjitha. Ai nuk e ka dashur kurrë PD si politikan i ndershëm, që ta vejë kauzën e saj në dobi të vendit e demokracisë, as si pushtetar e as si opozitar, por e ka përdorur atë si mburojë për interesat e tij dhe demokratët e thjeshtë si mish për top.

Në situatën dhe pozitat që ndodhet ai, ku gjysma e Evropës dhe SHBA i ka mbyllur dyert, ky vendim do te vuloste fundin e tij. Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion. Edhe me forcë Berisha nuk e mban dot selinë blu nëse Apeli i heq PD. Gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se drejtuesit legjitim të Partisë Demokratike do të pajtojnë një polici private për të ruajtur godinën.

Berisha i izoluar, rrezikon burgun

Pa asnjë mbrojtje dhe asnjë funksion politik Berisha të rrezikojë edhe burgun. Sinjalet janë dhënë qartë dhe skema e përgatitur nga ndërkombëtarët do të shkojë deri në fund. Nga burime të gazetës “SOT”, drejtësia e re shqiptare është kthyer nga Uashingtoni duke marrë me vete disa dosje voluminoze. Mësohet se gjatë kohës së gjatë me homologët amerikanë të agjencive më të rëndësishme, përveç udhëzimeve dhe trajnimeve që kanë marrë, ju është afruar informacion shtesë edhe nga amerikanët lidhur me dosjet “përvëluese” për pushtetarët e lartë shqiptarë që ndodhen mbi tryezën e SPAK.

Amerikanët disponojnë informacion për zyrtarët e lartë që kanë shpallur “non grata” në Shqipëri, përfshirë këtu ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga informacionet që disponon gazeta “SOT” amerikanët kanë dhënë materiale të detajuara shtesë për SPAK. Pas presionit publik, SPAK, duket se është i detyruar dhe po lëviz më në fund, që t’u japë një “përgjigje penale” motivacioneve të “non gratave” amerikane dhe britanike./Rigels Seliman