osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja si u sulmua Azem Hajdari dhe u përjashtuan Gramoz Pashko, Arben Imami dhe Preç Zogaj afro 30 vite më parë nga PD

Gazeta “SOT” në rubrikën e sotme po sjell të tjera detaje nga historiku dhe përplasjet e ndodhura në Partinë Demokratike në këto 30 vite ekzistencë të saj, ku protagonist është bërë Sali Berisha dhe të tjerë eksponentë të lartë të PD në vite.

Më poshtë po tregojmë për lexuesin detaje se si u sulmua Azem Hajdari dhe u përjashtuan Gramoz Pashko, Arben Imami dhe Preç Zogaj afro 30 vite më parë nga Partia Demokratike, me urdhër të Berishës, episode këto që vijnë në kuadër të lajmit të publikuar ditën e djeshme.

Akuzat ndaj Pashkos, Hajdarit dhe Imamit

Ngjashmëria e kësaj pamjeje salle me ish-gjyqet publike komuniste ishte e frikshme. Berisha-Meksi qëndruan qetësisht në konferencë, kurse Selami lexoi fjalimin, i cili më tepër ngjante si aktakuzë e ngritur ndaj themeluesve “armiq” të PD.

Ai kritikoi n/kryetarët e PD, Azem Hajdarin dhe Arben Imamin për mosaktivizim në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 26 korrikut 1992. Më tej, ai shënjestroi dhe Gramoz Pashkon për deklarata në dëm të PD që favorizuan fitoren e PS. Selami i konsideroi “mocionistët” si elementë karrieristë pseudodemokratë për të cilët dha verdiktin e spastrimit nga partia.

“Së pari, kjo lidhet me punën e vetë PD-së gjatë kësaj periudhe dhe me organizimin e fushatës elektorale. Kjo nuk u bë në shkallën e duhur. Po kështu, edhe përzgjedhja e kandidatëve. Megjithëse procedura e vendosur nga Këshilli Kombëtar ishte e drejtë dhe kërkonte një shkallë të lartë të organizimit të seksioneve.

Por në këtë, mendoj se ndikuan edhe mosaktivizimi i dy nënkryetarëve të PD-së, Azem Hajdari e Arben Imami. Në të njëjtën kohë, mendoj se e dëmtuan mjaft punën e PD-së deklaratat pas shpine që iu bënë nga brenda, të cilat shkonin në favor të PS-së. Shembulli më tipik është deklarata e Pashkos në Parlament. Nga kjo fushatë, një gjë doli qartë:

PD-ja ka nevojë për riorganizim dhe strukturim të mëtejshëm, duke larguar elementë karrieristë e pseudodemokratë dhe duke afruar elementë të aftë, të ndershëm e të përkushtuar”, deklaroi kryetari i PD Eduard Selami. Më tej, ai dënon me gjuhë të ashpër mocionin e disa prej themeluesve të PD kundër qeverisë Meksi, por dhe vetë Berishës. Ai e konsideroi të pamoralshme kërkesën e Cekës, Imamit, etj për të bërë analizën post-zgjedhore pasi nuk kishin ishin përfshirë në këtë garë elektorale të rëndësishme për partinë e re në pushtet.

“Ky mocion mendoj se është bërë e përkrahur nga ata, të cilët nuk arritën të marrin postin dhe karrierën për të cilën i hynë demokracisë. Gjykuar nga fakti se synohej të bëhej analiza e fushatës së zgjedhjeve pikërisht nga ata, që s’pranuan të merrnin pjesë në këtë fushatë, unë mendoj se është e pamoralshme.

Po qe se u dhimbsej demokracia, bënim një herë zgjedhjet, pastaj sqaronim rezervat që kishim për njëri-tjetrin. Bile, arritën deri atje sa t’u thonë anëtarëve të PD-së, se pa ata s’do të ishit ata që jeni. Delir të tillë duhet t’i heqë nga koka kushdo”, deklaroi Eduard Selami.

Fjalimi domethënës i Gramoz Pashkos

Në fjalimin e ish-profesorit të Ekonomisë dhe njërit prej personaliteteve më të nderuara të PD ndër vite, Pashko sulmoi presidentin Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij Selamin, etj se po instalonin diktaturën në Shqipëri duke përjashtuar themeluesit e PD.

Më tej, ai akuzoi lidershipin demokrat se vulosi shkatërrimin e partisë duke dalë dhe jashtë moralit politik. Fjalimi i tij irritoi sallën, e cila u ngrit në këmbë dhe duartrokiste në mbështetje të Sali Berishës. Edhe pse përballë një “turme” të tërbuar, Gramoz Pashko paralajmëroi se diktatura e re që po vendosej në të ardhmen do të godiste dhe ata që e instaluan.

“Më duhet t’ju kujtoj, se kështu siç po bëni është fati juaj i keq, që po shkruani emrat në një listë, që do të mbetet në historinë e Shqipërisë si lista e atyre, që votuan shkatërrimin e Partisë Demokratike, partisë së parë antikomuniste në Shqipëri. Mbi të gjitha do të jeni përgjegjësit e drejtpërdrejtë të pasojave, që kjo do të sjellë.

Kam thënë se po instalohet një diktaturë e re! Ju sot po e sanksiononi atë diktaturë. Por mos harroni, se një ditë kjo diktaturë do t’ju përfshijë edhe juve. Përjashtimi juaj më dha fatin që të qëndroj si observues, por më dha edhe trishtimin e madh që nuk arrita dot ta ndal këtë katastrofë”, iu drejtua Pashko sallës me demokratë.

Ai iu drejtua dhe presidentit Berisha duke e kritikuar se vuante nga deliri i madhështisë dhe po ngjallte frymë persekutimi në PD.

Ai premtoi se nëse akuzat ndaj tij për korrupsion dhe bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit do të ishin të vërteta, do të përgjigjej para Zotit dhe drejtësisë. “Zoti, Sali Berisha, kisha dy fjalë për ju, për mënyrën se si fole!

Ti ke filluar të mendosh se ti je e vërteta, ke filluar të mendosh se ti je personifikimi i demokracisë, mendon se ti je drejtësia, mendon se ti je ylli që ndrit, se ti mund të bësh çfarë të duash.

Por, ia them publikisht dhe ai e di fare mirë, se këto nuk janë shenja të mira. Këto të krijojnë kompleksin e madhështisë dhe atë të persekucionit. Zotërinj! Mos harroni se politika nuk është një ditë, as një muaj, por ajo zgjat me vite.

Në rast se çfarë kam thënë më lart nuk është e vërteta do t’i përgjigjem unë gjyqit, edhe atij tuajit edhe atij të kohës. Por, nëse ato janë të vërteta, do të përgjigjeni ju, jo vetëm para Perëndisë, por edhe para ligjit”, përfundoi fjalën e tij, Gramoz Pashko.

Historia më pas…

Konferenca e Jashtëzakonshme e 13 gushtit 1992 legjitimoi pushtetin e Sali Berishës në PD si dhe i dha një goditje të rëndë dhe të parikuperueshme modernizimit dhe demokratizimit të partisë në vitet e ardhshme. Pas përjashtimit nga partia, Neritan Ceka, Arben Imami së bashku me demokratë të tjerë të “dënuar” nga kupola dhe anëtarësia e PD themeluan Aleancën Demokratike, e cila bashkëqeverisi me PS në vitet 1997-2001.

“Ka intrigë mes ju të dyve”, kur Berisha sulmonte publikisht Cekën dhe Ramiz Alinë në 1991

Neritan Ceka dhe Sali Berisha u përplasën ashpër në zyrën e drejtuesit të fundit komunist të Shqipërisë, Ramiz Alia në 6 dhjetor 1991. Berisha tërhoqi ministrat demokratë nga Qeveria e Stabilitetit në nëntorin e atij viti. Ceka kishte bindur Alinë të pranonte arrestimin e gruas së ish-diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmijes me shpresën se do shpëtonte Qeverinë e Stabilitetit të drejtuar nga Ylli Bufi.

Por, para mediave Berisha shfrytëzoi situatën duke shpallur rënien e qeverisë teknike pozitë-opozitë. Fillimisht, Ceka shkoi në zyrën e Ramiz Alisë dhe i deklaroi se nuk do të ishte më n/kryetar i PD pasi i konsideronte metodat e Berishës si antidemokratike. Pasi Berisha shkoi te zyra e Alisë si lider i opozitës, gjeti Cekën.

Ai akuzoi se arkeologun e njohur si bashkëpunëtor të regjimit komunist. Para syve të Ramiz Alisë dhe medias shtetëror shqiptare, Berisha dhe Ceka sulmuan dhe hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit. Duke dalë nga zyra e Alisë, kreu i kohës së PD tha: “Ka një intrigë midis ju të dyve”. Presidenti Alia iu drejtua Cekës duke i thënë “Këtë do ta përdorin kundër teje”.

Berisha dhe Meksi i zhvarrosën eshtrat e të atit, Pashko në vitin 2000: Nuk më treguan gjë

Në një intervistë në vitin 2000, Gramoz Pashko rrëfen për lajmin e zhvarrosjes së eshtrave të babait të tij, Josif Pashko nga Varrezat e Dëshmorëve në maj 1992. Ky vendim u mor nga presidenti Sali Berisha dhe kryeministri i kohës Aleksandër Meksi. Gramoz Pashko tregoi se Berisha dhe Meksi nuk i kishin treguar gjë për vendimin edhe pse një natë më para ishin në banesën e tij.

“Isha në shtëpi atë natë, kur na erdhi një urdhër nga bashkia për zhvarrosjen e eshtrave të babait tim Josif Pashko. Ishte një copë letër, ku shkruhej se eshtrat e Josif Pashkos do të preheshin në varrezat e Sharrës të nesërmen në orën 06.00 të mëngjesit. Kjo na u duk një çmenduri, sepse hapja e një varri duhej të bëhej së paku në prani të familjes si dhe të një përfaqësuesi fetar, por kërkonte edhe një ceremoni të caktuar.

Atëherë, ne dërguam Fatosin, vëllain tim që të asistonte në procesin e zhvarrimit, sepse donim të ishim të sigurtë që në ditët e ardhshme në varrezat e Sharrës, do të vendosnim lule në varrin e babait tonë dhe jo diku tjetër. M’u duk e çuditshme sepse vetë Berisha kishte qenë në shtëpinë time një ditë më parë, madje edhe Meksi, por nuk më kishin thënë gjë.

Por, në fakt, për mua nuk kishte me rëndësi, se në cilën pjesë të kryeqytetit do të preheshin eshtrat e tim eti. Mjafton që përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, gjatë zhvarrimit dhe procedurave përkatëse të respektonin rregullat minimale të përcaktuara nga njerëzimi”, rrëfehej 22 vite më parë Gramoz Pashko. /Dario Velaj