Në video e postuar ditëve të fundit, një avion MiG-29 i aviacionit bjellorus prej 17 milion euro, merr flakë në fazën e zbritjes në Bobruisk, në pjesën perëndimore të vendit gjatë një stërvitje ushtarake.
Piloti ka arritur të shpëtojë pasi ka aktivizuar ndenjësen që e ka hedhur jashtë mjetit në flakë.
Për motivet e ngjarjes ministria e mbrojtjes ka hapur një hetim.