Kristian Panuçi ka konfirmuar thuajse të njëjtët lojtarë që ka përdorur edhe në sfidën e fundit për Ligën e Kombeve në Izrael, me përjashtim të dy të pezulluarve për kartonë, Elseid Hysajt dhe Migjen Bashës.
Stërvitja e fundit e kuqezinjve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës konfirmoi idetë e Panuçit për një Shqipëri sulmuese me skemën 4-2-3-1, ku shpejtësia e Uzunit dhe Grezdës nga krahët mund të jetë determinante.