Albin Kurti ka folur për bashkimin kombëtar me Shqipërinë.
I pyetur nga gazetari grek, se sa i mundshëm është një bashkim i dy vendeve, Kurti tha se Kosova e Shqipëria janë një komb, por me dy shtete. Kujtojmë që kohët e fundit Kurti dhe Rama kanë marrëdhënie të “akullta” mes tyre.
“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë.
Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, tha Kurti.