osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja si Ilir Meta fitoi 1 milion euro me 500 mijë lekë, i deklaron pa i’u “dridhur qerpiku”: Fëmijët e mi i çova në Britani me lekët e pallatit që më firmosi Rama! Do rikthehen në Shqipëri pas shkollimit për të drejtuar… si ne

Ja si Ilir Meta fitoi 1 milion euro me 500 mijë lekë, i deklaron pa i’u “dridhur qerpiku”: Fëmijët e mi i çova në Britani me lekët e pallatit  që më  firmosi Rama! Do rikthehen në Shqipëri pas shkollimit për të drejtuar… si ne

Ilir Meta thotë se programi i forcës së tij politike synon nxitjen ekonomike si dhe mbrojtjen sociale. Siç ka deklaruar edhe më parë, Meta thotë se prioritet i PL-së janë të rinjtë.

Madje, Meta shtoi se edhe fëmijët e tij pas shkollimit jashtë vendit, do të rikthehen në Shqipëri.

Nëse ju thoni se kjo është “Ramaformë”, atëherë pse janë dy ish ministra në burg?

Këta janë bedela. Ministri i Brendshëm iku në burg, por iku të vazhdojë kanabisin në emër të Ramës. Këto janë parametra që janë rënduar. Përgjegjësi është Edi Rama. Iku ministri i mjedisit, por koka e aferës është Edi Rama. Janë larguar ministra financash, janë shkresat për inceneratorët. Nëse do bëheshin të gjitha procedurat siç duhen, do duheshin 6 muaj për inceneratorët.

Do donit që fëmijët tuaj të ktheheshin në Shqipëri?

Fëmijët e mi do të kthehen këtu, është e padiskutueshme. Kanë një lidhje shumë të mirë me vendin. Edhe fëmijët e tu do të jenë të lumtur që të qëndrojnë këtu. Do të ndryshojë tërësisht. Edhe programi që ne shpalosëm në Konventën e Partisë së Lirisë, është një program ekonomik dhe social. Pa të rinjtë këtu, ky është një vend pa të ardhme. Është histori e përfunduar. Misioni im vendimtar.

Vajza e madhe është rikthyer, ka mbaruar shkollimin për financë. Edhe dy të tjerët. Ne kemi një pallat që e dinë të gjithë këtu, është brenda normave. Është me firmë të Ramës dhe Bashës. Me këtë pallat ne mbulojmë shpenzimet për shkollimin e fëmijëve tanë.

Po si arriti Kryemadhi të ndërtonte një pallat me të ardhura bazë vetëm pagën? Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pallatin në Tiranë dhe vilën në Gjirin e Lalëzit me një sipërfaqe toke të blerë 5 milionë lekë dhe një
pjesë të dhuruar nga vëllai i Kryemadhit.

Konkretisht, në vitin 2007, Monika Kryemadhi deklaron se ka blerë 1200 m2 tokë, me vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai i saj. Një vit më vonë, pra në vitin 2008, Kryemadhi lidh një kontratë sipërmarrje me kompaninë Agi-Kons shpk, pa vlerë të specifikuar, për ndërtimin e një pallati në tokën mesipërfaqe 1900 m2. Sipas kontratës së deklaruar, Kryemadhi do të përfitonte 35 % për qind të pallatit.

Në vitin 2010, Meta dhe Kryemadhi, blejnë apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k, e njohur ndryshe si vila në Gjirin e Lalzit.

Për të përfituar vilën, Meta dhe Kryemadhi thonë se kanë këmbyer sipërfaqen ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % (më parë 35 %) të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Pra, nga toka që Kryemadhi ka dhënë për pallat, është përfituar pjesë në pallat dhe vila në Gjirin
e Lalzit. Çfarë ndodh më tej? Në vitin 2014, Monika Kryemadhi deklaron se është pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2, në pallatin në fjalë. Nga viti 2014 dhe në vijim Kryemadhi nis shitjen e apartamenteve.

Shitja e apartamenteve

Që nga viti 2014 deri në vitin 2018, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shitur 10 apartamente me vlerë 890 mijë euro. Në vitin 2014, Kryemadhi ka shitur dy apartamente me vlerë 57 798 euro dhe 64 020 euro. Gjatë vitit 2016, Kryemadhi ka shitur katër apartamente, konkretisht me sipërfaqe 200 m2 në vlerën 345 000 euro, 104.74 m2 në vlerën 60 958 euro, 166.2 m2 në vlerën 85 088 euro dhe 108.5 m2 në vlerën 57 885 euro.

Gjatë vitit 2017, Kryemadhi ka shitur dy apartamente të tjera, konkretisht apartament me sipërfaqe 101 m2 në vlerën 55 550 euro dhe apartament me sipërfaqe 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro, shkruan ‘shqiptarja.com’. Gjatë vitit 2018, Monika Kryemadhi ka shitur edhe dy apartamente me sipërfaqe 76.99 m2 me vlerë 42 284 euro dhe sipërfaqe 133,7 m2 me vlerë 64 103 euro. Po gjatë këtij viti, Kryemadhi deklaron një pagesë në vlerën 145 mijë euro për likuidimin e këstit të dytë të një kontrate, por nuk specifikohet lloji i saj.