Blogerja e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe si shumë të ftuar të tjerë edhe Armina nuk u shpëtoi pyetjeve ngacmuese të fëmijëve në panel.
Një ndër pyetjet interesante të fëmijëve ishte se a u thërret mami dhe babi vjehrrës dhe vjehrrit.
“Është një traditë që e respektoj, por gjithmonë u kam thirrur me emra Lili dhe doktori”, tha ajo.
Ndër të tjera Armina foli edhe për marrëdhënien e ngushtë me ish-kryeministrin Berisha dhe bashkëshorten Lili.
Ajo u shpreh se Berisha gjithmonë e ndjek në daljet e saj televizive dhe merr këshilla nga ai. Ndërsa theksoi raportin e ngushtë që ka me Lilin, e cila e mëson për shumë gjëra, siç u shpreh ajo.