osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si e përcollën vdekjen e Aldi Ramës dy prindërit e tij: Më përvëloi shpirti kur mora vesh se djali im ndërroi jetë ! Nëna: Jemi në zi, më ka humbur djali 21-vjeç”

Ja si e përcollën vdekjen e Aldi Ramës dy prindërit e  tij: Më përvëloi shpirti kur mora vesh se djali im ndërroi jetë ! Nëna: Jemi në zi, më ka humbur djali 21-vjeç”

Babai 21-vjeçarit Aldi Rama që vrau oficerin e policisë në Lezhë, ka reaguar sot për herë të parë në një lidhje me emisionin ‘Shqipëria Live’, për ngjarjen e rëndë që i tronditi të gjithë.

Ai tha se u “tmerrua kur mori vesh se djali i tij kishte vrarë një polic”, por sot “i përvëlon shpirti për humbjen e të birit”.

“Dje në mesditë më mori në telefon djali i madh dhe më tha se çfarë kishte ndodhur. Kur më thanë se ka goditur një polic, shpresoja që të shpëtonte. Por u tmerrova kur mësova se një 44-vjeçar u vra, mbetën jetim dy fëmijë. Por sot më përvëloi shpirti që mora vesh që djali im ndërroi jetë”, tha Rufani.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e policit të ndjerë, e me lot në sy shprehet: “Nuk kam çfarë tu them. Çfarë tu them fëmijëve që ngelën jetimë, gruas që mbeti vetëm. Vetëm ngushëllime. Më vjen keq për familjen e Saimirit, por më dhemb edhe shpirti për djalin tim. I kërkoj falje familjes së efektivit që vrau djali im”.

Ndërsa nëna e tij Valbona Kolagjeni u shoqërua nga Policia, ku ka dhënë dhe dëshminë e saj.

Ajo ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17 bashkë me djalin.

“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal”, ka thënë ajo në polici.

Ndërkohë sot News24 ka qenë pranë banesës ku jetonte nëna e autorit në zonën e “Plazhit” në Durrës, por ajo nuk ka pranuar të flasë. Të vetmet fjalë që ka thënë jashtë kamerave, kanë qenë se në shtëpinë kanë hapur dyert e mortit për humbjen e djalit 21 vjeç.

“Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma. Megjithatë nuk dihet nëse ceremonia do të bëhet në Durrës apo në Lezhë nga xhaxhai i tij.

Nëna e tij ka qenë në Greqi dhe atje ka pasur një martesë me një shtetas grek dhe më pas ishte kthyer në Durrës ku ka krijuar një tjetër lidhje. Në Durrës jeton në shtëpinë e motrës së saj.