Shefi i “digjitalve” ka postuar në Facebook një fotografi të shkrepur në Rusinë e largët dhe për të thënë se kjo është gjendja në qytetin e Lushnjës. Në fakt, “Qytetari Dixhital” është tallur me të, sepse fotoja nuk i përket Lushnjes.
Nuk është ndonjë lajm i ri nëse thuhet se Sali Berisha ka rënë pre e talljes së qytetarit dixhital apo ka sajuar ndonjë ngjarje për të sulmuar kundërshtarët politik. Ai poston gjithçka që i intereson në profilin e tij në rrjetet sociale dhe më pas dhjetra media e pasqyrojnë si të mirëqënë.
Ngjarja e fundit dëshmon një nga ato rastet ku ish-shefi i qeverisë dezinformon qytetarët duke shpërndarë fotografi të shkrepura në Rusinë e largët dhe për të thënë se kjo është gjendja në qytetin e Lushnjës.
Postimi i Berishës si mesazh i “Qytetarit Dixhital”:
“Lushnja e qeverisur nga siciliste!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Prsh doktor,
U ktheva per pushime ne qytetin tim ne Lushjnje dhe shikoj qe perpara pallatit tim te vjeter po hapej nje grope e madhe, me siguri per tu betonizuar. Por, problemi qendron se dheun e nxjerre e kane lene prej kohesh aty duke sjelle semundje. Cunat e lagjes menduan nje forme ironie dhe vendosen kete mbishkrim“, shkruhet në mesazhin e Berishës.
Fotoja origjinale është shkrepur në Rusi
Denoncimi si në rastin e Berishës, është bërë nga një faqe ruse
Nuk është hera e parë që ish-kryeministri bie në kurthin e “Qytetarit Dixhital”. Këta të fundit e shohin Facebook-un e Berishës si mjet argëtimi./