osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si do të dështojnë manovrat e Berishës për të mos njohur masën e sigurisë dhe si do të digjet karta e tij e fundit për të shpëtuar nga burgu

Ja si do të dështojnë manovrat e Berishës për të mos njohur masën e sigurisë dhe si do të digjet karta e tij e fundit për të shpëtuar nga burgu

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, ka demaskuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Dje, në një intervistë të dhënë, i pyetur lidhur me mosparaqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, ai tha se Berisha ka gjetur një argument qesharak duke thënë se nuk shkel kushtetutën.

-Z.Klosi, keni një koment lidhur me kaosin e shkaktuar në Parlament nga deputetët e Foltores?

Të gjithë e kanë një koment, edhe unë e kam komentin tim. Po zhvillohet një protestë nga opozita, meqënëse ata nuk po marrin pjesë në parlament, kanë kritikuar Lulin se iku nga parlamenti. Për hallin e tyre, nuk po marrin pjesë, nuk po e dëgjon njeri. Pozita po e vazhdon punën, por opozita ka nevojë për seancat e parlamentit, të thotë fjalën e saj. Me këtë rrugë nuk do të zgjidhë asgjë.

Ata po përsërisin atë që ka ndodhur 2-3 vite më parë. Ata, të paktën Berisha, thotë do bëjnë protesta sot, nesër, por jam i sigurt se ata nuk po mbledhin dot njerëz. Po protestat tregojnë se sa njerëz i shkojnë mbrapa.

Me protesta në parlament janë persona, që marrin rrogën. Po bëjnë protesta në parlament se nuk bëjnë dot në rrugë. Kjo lidhet me probleme familjare, janë tërhequr njerëzit. Nuk shkojnë njerëzit mish për top më. Nuk bindin më njeri. E kanë zgjedhur gabim rrugën, më shumë njerëz largohen prej tyre. Këta do na qeverisin? Njerëz që zgjidhjen e vetme, në një situatë të vështirë, janë të përçarë dhe zgjidhja e tyre është të përmbysen karrige, flakadanë, askush nuk e beson se po të jenë në pushtet do të jenë më të zotë se kaq.

Për mua është autogol. Të pengosh parlamentin nuk është zgjidhje, këta kanë nevojë për parlamentin. Me këtë rrugë, askush nuk i beson. Nëse për hallin tënd ke zgjidhur këtë rrugë, nuk besoj për hallet e popullit. Këtë që po bëjnë e kanë gabim. Nuk kanë siguri, janë shumë njerëz që kanë përfituar nga pushteti i Berishës. Ata shpresojnë se nesër mund të përfitojnë sërish. Për të ardhur në pushtet duhen 800 mijë vota, ata janë shumë pak. Nuk vihet me militantë në pushtet, vihet me votat e popullit. Populli, kam frikë se po tërhiqet prej tyre, prandaj kanë zgjedhur rrugën e gabuar. Ata janë duke humbur.

-Po si e patë hyrjen e deputetëve nga dritarja e kryesisë së Kuvendit pak ditë më parë?

Atyre ju është dukur si një gjë e madhe, sepse doli edhe Berisha mbajti një fjalim nga dritarja. Po është absurde. Çfarëfituan, kë mundën? Këto janëhistroi fëmijësh, hypin nga dritarja dhe qeshin se ja punuan rojeve. Nuk më duken fare serioz, ta bëjë një deputet këtë është absurde, nuk duhen bërë veprime të tilla?

-Si e sheh mosparaqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK?

SPAK kërkoi detyrim paraqitje dhe e pranoi gjykata. Gjykata tha se nuk ka nevojë për parlamentin, nëse arrestohet atëherë po ka nevojë për miratimin e parlamentin. Berisha ka gjetur një argument qesharak duke thënë se nuk shkel kushtetutën, nëse do e kisha përballë do i thoja: Cilën kushtetutë, ti nuk e ke miratuar këtë kushtetutë, tani që të duhet po e përdor. Ai votoi kundër kushtetutës.

Tani Berisha fshihet pas saj dhe thotë nuk shkoj. Shko mor zotëri nuk ka rrugë tjetër. Të thotë kjo është e gënjeshtër kjo s’është provë. Jo kështu, ‘nuk e shkel dot kushtetutën’ nuk i ha më njeri këto. Berisha ka qenë shumë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu.