osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja si do shkohet te sekuestrimi i pasurisë së pushtetarëve të korruptuar: Drejtori e posaçme në SPAK për të gjurmuar llogaritë bankare!

Ja si do shkohet te sekuestrimi i pasurisë së pushtetarëve të korruptuar: Drejtori e posaçme në SPAK për të gjurmuar llogaritë bankare!

pasurish. Gjithmonë është ngritur si shqetësim që në Shqipëri ka shumë politikanë dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët nuk e justifikojnë dot pasurinë e tyre. Po ashtu, shqetësim është edhe fshehja e të ardhurave të tyre jashtë vendit, në parajsat fiskale.

Por duket se me ngritjen e SPAK këto probleme do të marrin fund. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” përcakton sesi me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion do të krijohet edhe një drejtori e posaçme vetëm për hetimin dhe sekuestrimin e pasurive të pushtetarëve. Kjo drejtori do të quhet Sektori i Hetimit Financiar dhe punonjësit e tij do të kryejnë hetime paralele edhe për pasurinë e një zyrtari i cili është vënë nën hetim. Thënë më shkoqur, nëse Struktura e Posaçme Antikorrupsion nis hetimet për një pushtetar për një vepër penale të kryer nga ai, atëherë Sektori i Hetimit Financiar nis në të njëjtën kohë hetime për pasurinë e pushtetarit në fjalë. Punonjësit e drejtorisë së posaçme hetojnë dhe analizojnë ligjshmërinë e pasurisë së një zyrtari, gjurmojnë llogaritë bankare dhe paratë e fshehura jashtë vendit. Në momentin që konstatohen pasaktësi, nis sekuestrimi i pasurive. “Sektori i Hetimit Financiar në Prokurorinë e Posaçme verifikon mjetet financiare dhe pasuritë e personave nën hetim dhe raporton rezultatet te prokurori i posaçëm kompetent. Punonjësit e këtij sektori janë të diplomuar në drejtësi, financë apo në fusha të tjera përkatëse. Punonjësit e këtij sektori duhet të kenë një eksperiencë pune jo më pak se dy vjet si oficerë të Policisë Gjyqësore”, thuhet në ligj. Pra, pushtetarët e përfshirë në afera nuk do t’ia hedhin dot paq dhe nuk do ta gëzojnë dot pasurinë e tyre të vënë në mënyrë të paligjshme.

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Një tjetër sektor me mjaft rëndësi që do të ngrihet me ngritjen e SPAK është edhe ai për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe hetimet e përbashkëta. Punonjësit e kësaj njësie të posaçme do të bashkëpunojnë me autoritetet e huaja për të finalizuar hetime të përbashkëta. Po ashtu, përmes këtij sektori pritet që hetuesit shqiptarë të SPAK të marrin ndihmë edhe nga autoritetet e huaja për të rënë në gjurmët e parave të pista të zyrtarëve të lartë. Edhe vetë të ngarkuarit me punë të SHBA-BE në vendin tonë kanë kërkuar sekuestrime pasurish, çka do të thotë se ndërkombëtarët do të asistojnë punën e SPAK në këtë drejtim. “Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta: bashkëpunon me autoritete kompetente të shteteve të tjera dhe organizatave ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare; cakton anëtarë në strukturat e përbashkëta hetimore, të krijuara në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare ose në bazë të një marrëveshje për një rast konkret, me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo përfaqësimin në gjyq të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, në Republikën e Shqipërisë, në një ose më shumë shtete të tjera; mbikëqyr hetimet e përbashkëta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, zbatimin e legjislacionit të brendshëm, si dhe respektimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë; informon në lidhje me problemet e identifikuara apo çështjet e debatuara, të cilat nuk mund të zgjidhen nëpërmjet konsultimeve me organet kompetente të një shteti tjetër apo përfaqësuesve të tij, informon pa vonesë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, i cili, nëse është e nevojshme, kërkon mendimin ose ndihmën e ministrisë kompetente”, vijojnë më tej përcaktimet ligjore.

Mimoza Ibra