lir Meta dhe Monika Kryemadhi janë çifti që po dështojnë në mënyrë spektakolare, pasi vodhën dhe grabitën çfarë mundën të veshur me pushtet.
Ilir Meta dështoi me bashkëshorten si kryetare të LSI-së, duke e shpartalluar dhe degraduar partinë. Që pas largimit të Ilir Metës nga posti i kryetarit, kjo parti nisi të rrudhet, ndërsa humbja e pushtetit dhe kalimi në opozitë bëri që shumë militantë të LSI t’i hedhin sytë drejt partive të tjera. Përveç këshilltarëve bashkiakë, LSI po humb edhe deputetët e saj, duke e çuar partinë drejt shkrirjes.
Ilir Meta i gjendur në këto kushte dhe në postin e Presidentit po kërkon një pushtet që nuk e ka. Pasi refuzoi dekretin e Sandër Lleshit, presidenti e mbështolli me mister arsyen për të bërë lojrat e vjetra të tij të pazareve të tepsisë, gjë e cila i shkoi dëm.
Siç dinë ndërkombëtarët t’i zgjidhin këto punë ndërhynë tangent, ndaj Meta sot është zënë ngushtë, ndërkohë që për të dytën herë emri i Sandër Lleshit i shkon në tryezë për dekret.
Tashmë është kapur pas gradës së “Gjeneralit” që zoti Lleshi mban në një përpjekje për të dalë i larë nga kjo histori(“i dhj… por krenar”- thotë populli). Por zoti Lleshi e sfidoi duke kërkuar që pranon t’i hiqet grada dhe të firmoset dekreti për emrin e tij në krye të ministrisë së Brendshme.
Në përpjekje për t’u veshur me pushtet Ilir Meta vetëm “po çvishet” edhe më shumë, pasi dekretin me shumë gjasa do ta firmosë këtë herë.
Çiftit më të korruptuar në Ballkan po i tregohet “vendi” që iu takon çdo ditë. Para syve të tyre fanepset trishtueshëm “dora e drejtësisë”.