osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si Bashkim Gazidede e rekrutoi si spiun Ilir Metën! Kush e njohu me ish-kreun e SHISH dhe roli i ish-presidentit në të majtën shqiptare për interesat e Sali Berishës?!

Ja si Bashkim Gazidede e rekrutoi si spiun Ilir Metën! Kush e njohu me ish-kreun e SHISH dhe roli i ish-presidentit në të majtën shqiptare për interesat e Sali Berishës?!

Që Ilir Meta ka qenë spiun, këtë nuk e vë më askush në diskutim. Por debati sot është nese ish-presidenti Meta ka qenë spiunë edhe në kohën e Enver Hoxhës dhe në demokraci.

Dje Autoriteti i Dosjeve konfirmoi se politikani i nivelit të lartë që rezulton si pjesë e dosjeve të Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit është Ilir Meta. Megjithatë, gjatë këtyre viteve demokraci kanë dalë edhe lajme se Meta ka qenë edhe bashkëpunëtor dhe spiun i Shërbimit Informativ Shtetërore të drejtuar nga Bashkim Gazidede gjatë kohës që Shqipëria qeverisej nga Partia Demokratike në vitet ’92- ’97.

Një fakt të kësaj natyre dhe të mbushur me argumente, gazeta “SOT”, po e risjell sot për publikun shqiptar, ku tregohet gjithë rrugëtimi i Metës si spiun i Gazidedes dhe odiseja a e tij politika në vitet 192-1997. Artikulli që po shpalosim më poshtë, ka si autor gazetarin e ndjerë, Kastriot Myftaraj, i cili ka treguar me detaje se Gazidede e rekrutoi Metën si spiun, i cili gjithashtu u përdor si “pykë” dhe i “inflirtua” i klanit “Berisha” në të majtën shqiptare.

Prania e Metës në Lëvizjen Studentore të ’90

“Ilir Meta ka pretenduar sikur ai ka hyrë në politikë që në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990. Ajo lëvizje është bërë si festivali i Wudstock, ku çdo amerikan që ka qenë i ri në vitet ‘60 pretendon se ka qenë. Nisur nga karriera policore e Ilir Metës, ai me siguri që ka qenë me detyrë në këtë lëvizje. Por, ironia është se me ndryshimet politike zhvlerësohej dhe shkollimi i Ilir Metës. Në këto rrethana Ilir Meta dukej të kishte më shumë të ardhme në karrierën e vet si sportist, se si intelektual.

Që me ngjarjet e ambasadave në korrik 1990, Sulo Gradeci, i cili nuk i besonte më Ramiz Alisë, madje as Nexhmijes, dhe kishte frikë se mos e eliminonin, mbante pranë vetes për mbrojtje një grup të besuar skraparlinjsh të armatosur, disa prej të cilëve flinin në shtëpinë e tij. Një prej tyre ishte Ilir Meta. Së paku që prej dhjetorit 1990 dhe për pjesën më të madhe të vitit 1991, Ilir Meta ka fjetur në shtëpinë e Sulo Gradecit, me kallashnikov në anë të krevatit”, thotë Myftaraj.

Si u njoh Meta me Gazideden?

Më tej në artikullin e botuar në gazetën “SOT” në tetor të vitit 2010, analisti Kastriot Myftaraj, zbulonte vite më parë se Ilir Metën me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede e njohur bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, duke qene se kjo e fundit dhe ish-kreu i inteligjencës shqiptare ishin patriot nga Dibra dhe madje kishin edhe njohje familjare. “PS e kandidoi Metën për deputet në zgjedhjet e marsit 1992, në një zonë të sigurt, siç qe një nga zonat e Skraparit, bastionit të PS. Në mars 1992, vetëm pak ditë pasi mbushi 23 vjeç, Ilir Meta u bë deputeti i dytë më i ri në historinë e parlamentarizmit shqiptar.

Pas ardhjes së PD në pushtet, në mars 1992, SHIK-u i drejtuar nga Gazidede, mori urdhër nga Berisha që të krijonte një agjenturë në nivelet e larta të PS. Ilir Meta si deputet dhe nënkryetar i FRESSH ishte një nga njerëzit që u vunë në shenjë për këtë. Ilir Meta në atë kohë ra në dashuri me Monika Kryemadhin, me origjinë nga Dibra, e cila kishte lidhje fisnore me Gazideden, i cili gjithashtu ishte dibran. Nëpërmjet Monikës, u vendos lidhja mes Bashkim Gazidedes dhe Ilir Metës.

Bashkim Gazidede i tregoi Ilir Metës materialin kompromentues që ekzistonte për të në dosjet e Sigurimit të Shtetit si një njeri që kishte pasur licencë nga regjimi komunist për t’ u marrë me tregti informale. Më pas kur Ilir Meta u bë kryeministër, ai bëri gjithçka për të zhdukur këto materiale kompromentuese, dhe një nga arsyet e konfliktit që pati me Fatos Klosin, ishte se Meta pretendonte, sipas sugjerimeve të këshilltarëve të tij ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit, se Klosi i mbante të fshehura disa materiale komprometuese për Metën”, shkruan Myftaraj.

Meta në krye të protestave të Skraparit

“Ilir Meta u bë i njohur në verën e vitit 1992, kur ai udhëhoqi protestat kundër qeverisë në Skrapar, të cilat në Poliçan u shndërruan në revoltë të armatosur. Tashmë mund të thuhet me siguri se ky ishte një skenar i SHIK të kohës për të lançuar Ilir Metën si rival të Fatos Nanos në PS. PS atëherë posa kishte dalë në opozitë pas zgjedhjeve të marsit 1992 dhe shqetësimi kryesor i udhëheqjes së saj, posaçërisht i dyshes Nano-Ruçi ishte që të kapërcehej mosbesimi i Perëndimit ndaj kësaj partie, dhe të jepeshin prova se ajo ishte reformuar vërtet. Gjëja që më së paku kishte nevojë PS pasi fitoi zgjedhjet vendore të korrikut 1992 ishte një revoltë e armatosur e drejtuar nga njerëzit e saj, aq më tepër nga një prej krerëve të FRESSH, i cili duhej të ishte fytyra e re e PS. Me revoltën në Skrapar në gusht 1992, nga njëra anë PS dhe kryetari i saj Nano humbnin pikë në sytë e ndërkombëtarëve, ndërsa në anën tjetër Ilir Meta fitonte pikë si radikal në dëm të lidershipit të PS, i cili dilte sikur ishte i butë me Berishën.

Këtë lojë Ilir Meta do ta luante vazhdimisht më pas, duke dashur të krijojë imazhin e njeriut të fortë të PS, të atij që është i aftë ta mposhtë Berishën. Në mitingjet gjatë revoltës së Poliçanit në verën e vitit 1992, një ndër parullat që u hodhën ishte “Ilir Meta president”. Ilir Meta, i rrëmbyer si duket nga deliri që po i kultivohej ngase u prit si lider në Skrapar, dhe nga fakti se kishte mbështetjen e SHIK për të ngjitur shkallët e karrierës në lidershipin e PS, iu përgjigj kështu parullaxhinjve që ishin fshatarë nga Çepani:

“Ju falenderoj për konsideratën, por siç e dini ligji kushtetues kërkon që presidenti i republikës të jetë mbi 40 vjeç, dhe unë siç e dini jam vetëm 23 vjeç, pra më duhen edhe 17 vjet që të mund të bëhem president. Mos më thoni se doni që PS të rrijë në opozitë edhe 17 vjet, se unë me ju e rrëzojmë për 17 orë qeverinë dhe e sjellim PS-në në pushtet, po të na japë leje shoku Fatos Nano!”, theksonte kohë më parë Myftaraj.

Arrestimi i Metës

“Në korrik 1993 Nano u arrestua dhe me këtë u krijua një vakuum në drejtimin e PS. Partia mbetej kështu nën drejtimin e nënkryetarit, Servet Pëllumbi, të cilit Nano nuk i besonte. Njeriu i besuar i Nanos, sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi, ishte më tepër për të punuar “nën tokë“ se kishte mbi vete ngarkesën komprometuese të qenies i fundit ministër i Punëve të Brendshme dhe shef i Sigurimit të Shtetit. Pastaj si Serveti, si Gramozi qenë ish-aparatçikët të regjimit komunist. PS, që vuante reputacionin e një partie të dominuar nga ish-aparatçikët e regjimit komunist, kishte nevojë për fytyra të reja për të fituar reputacionin e një të majte të reformuar në qarqet ndërkombëtare.

Për këto arsye 24 vjeçari Ilir Meta u bë nënkryetari i PS, krahas tre të tjerëve, Servet Pëllumbit, Namik Dokles dhe Luan Hajdaragës, të cilët qenë më tepër se dyfishi i tij nga mosha. Ky post merrte rëndësi të posaçme duke qenë se kryetari i PS, Fatos Nano atëhere qe në burg.

Përveç postit të nënkryetarit të PS, Ilir Meta në vitin 1993 mori dhe atë të sekretarit të marrëdhënieve me jashtë të PS-një post-kyç posaçërisht për atë kohë, si dhe ruajti postin e nënkryetarit të FRESSH, për t’ u bërë pak më vonë kryetar i këtij forumi. Kështu, Ilir Meta u bë praktikisht njeriu më i fuqishëm në PS, në atë kohë”, shkruante vite më parë gazetari dhe analisti, Kastriot Myftaraj.