osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si amerikanët spastruan politikën shqiptare nga Sali Berisha dhe e katandisën në një “zar” të Ilir Metës

Ja si amerikanët spastruan politikën shqiptare nga Sali Berisha dhe e katandisën në një “zar” të Ilir Metës

Ish-kryeministri Sali Berisha, simbol i mosndëshkimit në Shqipëri, po kalon periudhën e tij më të vështirë në politikë, shënjuar nga një sagë skandalesh nga më të rëndat, shtrirë në një hark kohor prej tre dekadash.

Në një kohë kur të gjithë po presim lëvizjen e drejtësisë së re në Shqipëri, përkatësisht SPAK-ut, për t’i dhënë fund përfundimisht Berishës, shkatërrimi total i tij erdhi pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati ynë më i madh strategjik. Falë SHBA, sot Berisha është pa parti, pa seli, pa vulë dhe pa sigël.

Ishin amerikanët që shpëtuan partinë opozitare më të madhe në vend nga “kthetrat” e Berishës, i cili e shfrytëzonte PD për qëllimet e tij personale dhe jo në të mirë të demokratëve, apo qytetarëve.

Goditja më e madhe e tij erdhi më 19 maj 2021, ku sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se kishe firmosur fundin palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri.

“Non grata” për Berishën

Berisha shfrytëzon çdo dalje publike, media dhe rrjetet sociale për të treguar se është i pastër dhe se amerikanët kanë abuzuar me të. Por duket se lepuri fle diku tjetër, pasi Sali Berisha e dinte që do të shpallej “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në vitin 2013. Berisha bëri pakt me SHBA që do të tërhiqej nga politika, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nëse Berisha do të ishte larguar prej vërteti si Fatos Nano, sot nuk do të kishim një non-grata për të. Dalja nga loja është një ilaç pastrues shumë i vjetër në sistemin politik. Kemi dhjetëra shembuj ku njerëz ikin për lloj-lloj konsumesh, siç ishte dhe Merkel. Berisha ka qëndruar në PD shumë përtej kohës që do të duhej të kishte qëndruar. Ish-kryeministri theu paktin me amerikanët.

Gjyqi i PD dhe roli i amerikanëve

Data 3 mars shënoi “vdekjen” politike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo ishte data që Gjykata e Apelit në Tiranë mbajti seancën që përcaktoi se kush do e mbante vulën e Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pavarësisht se Sali Berisha në prapaskenë i luajti të gjitha kartat, duke nisur nga kërcënimet, presionet e forta, pazaret dhe deri tek çantat me lekë. Por të gjithë planin e kreut të Foltores për të uzurpuar PD, e prishën amerikanët.

Edhe pse nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre publikisht, SHBA punoi fortë në prapaskenë dhe në qetësi që asnjë vendim i imponuar me dhunë dhe shantazh të mos merrej nga Apeli. Dhe ashtu ndodhi. Që në mëngjes të 3 marsit, dy përfaqësues të ambasadës u shfaqën në gjykatë dhe nuk lëvizën që aty për 7 orë.

Berisha “zar” i Metës

Pra skema që përdorën amerikanët përfundoi me sukses. Berisha bashkë me “Foltoren” e tij kapitulloi. Por jo vetëm kaq. Fundin politik të Sali Berishës mund ta kishim menduar nëpër gjyqe penale, para hekurave apo në arrati, por rrallëkush mund ta ketë imagjinuar nën ombrellën e Partisë së Lirisë, me kryetar ish-presidentin Ilir Meta. Pra amerikanët shndërruan Berishën, në një zar të Ilir Metës.

Berisha jo vetëm që u “asgjësua” me këtë lëvizje, por pritet të largohet përfundimisht nga politika me një turp të madh, pasi përveç se nuk ka vulën e PD-së që të regjistrojë kandidatët e dalë nga primarët, ai duhet të ndajë votat me Ilir Metën. Meta është “bosi” i partisë, ndërsa Berisha pa vulë, pa sigël, thjesht me një grup njerëzish rreth vetes është i detyruar të zbatojë urdhrat e shefit të tij. /Nga Elmas Bogdani