Krerët e drejtësisë së re rezultojnë njerëzit më të paguar në piramidën e shtetit shqiptar, duke lënë pas Presidentin e Republikës, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe kryeministrin. Pagat e larta për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe magjistratët që kalonin Vetingun, u parashikuan me qëllim për të garantuar pavarësinë, por edhe integritetin e tyre, duke i bërë më imun ndaj ndikimeve të jashtme.
Në fakt këta janë i njëjti llum i mbetur nga moçali i seleksionur me kovën e çuditshme veting që ka pastruar halen e drejtësisë nga m*ti duke na lënë në derë erën dhe sh*rrën
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili prej dy vitesh ka qenë në qendër të sulmeve të politikës, rezulton më i paguari, konkretisht deklaron rreth 93 mijë euro pagë vjetore.
Më pas vjen kreu i GJKKO, Erjon Bani, me rreth 88 mijë euro pagë në vit, deklaruar pranë ILDKPKI.
Zëvëndëskryetarja e Apelit të GJKKO, Saida Dollani deklaron rreth 59 mijë euro pagë në vit ose rreth 5 mijë euro pagë mujore.
Kreu i KPA, shkallës së dytë dhe të fundit të Vetingut, Sokol Çomo, paguhet me 56 mijë euro në vit.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj deklaron rreth 43 mijë euro pagë gjatë një viti.
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushaj deklaron rreth 43 mijë euro pagë vjetore.
Ndërkaq, kreu i ILD, Artur Metani, rezulton se paguhet me rreth 33 mijë euro në vit.
Ish kryetarja e KLGJ Naureda Llagami është paguar me rreth 46 mijë euro në vit. Në një vlerë të tillë është edhe paga e kryetarit aktual të KLGJ, Ilir Rusi.
Ish kreu i KLP, Alfred Balla, i shkarkuar nga Vetingu, ka deklaruar në ILDKPKI rreth 35 mijë euro pagë për vitin 2023, që do të thotë se edhe paga e kryetares aktuale të KLP, Mirela Bogdani është rreth 3 mijë euro në muaj.
Ndërkaq, prokurorët e SPAK paguhen me rreth 56 mijë euro në vit. Paga e agjentëve të BKH është sa 70 % e pagës së prokurorëve të SPAK. Krahas pagave të larta, njerëzit e drejtësisë së re gëzojnë edhe privilegje të tjera që nga strehimi tek mbrojtja, kompensimet etj., duke tejkaluar edhe deputetët.
Ndërsa drejtësis asqe ka ndryshuar por thjeshtë është manipuluar me sharlatan dhe mediokëra që na rjepin nga xhepat për gjoja drejtësi.