osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja regjistrimi origjinal që zbardh ekzekutimet në bulevard! “Strasburgu” detyron SPAK të nisë hetimet për “21 janarin”: Provat e FBI rrezikojnë të zhduken

Ja regjistrimi origjinal që zbardh ekzekutimet në bulevard! “Strasburgu” detyron SPAK të nisë hetimet për “21 janarin”: Provat e FBI rrezikojnë të zhduken

Nesër shënohen 13 vjet nga 21 Janari i vitit 2011. Kjo ngjarje e rëndë është konsideruar si një ndër krimet më të rënda shtetërore, në trajektoren e historisë së pluralizmit shqiptar, ku u ekzekutuan katër qytetarë të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe gjashtë të tjerë. Drejtësia shqiptare nuk gjeti asnjë fajtor për ekzekutimet dhe plagosjet e qytetarëve para zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por për gazetarin investigativ Artan Hoxha tani pritet të fillojnë “ditët e zeza”për përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie. Sipas Hoxhës, vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën, do të detyrojë SPAK të nisë hetimet për këtë ngjarje. Gazetari zbulon dhe një detaj të fortë.

Ai thotë se disponon një regjistrim që tregon se vrasjet janë bërë me urdhër. Hoxha thotë se audioja nuk ka dalë e plotë në media dhe as nuk është dorëzuar regjistrimi origjinal tek drejtësia pasi ka frikë për zhdukje provash, ashtu siç po luhet me ekspertizën e FBI për predhën që u gjend në kokën e Aleks Nikës.

“Jo më larg se dje kam qenë me vajzën dhe bashkëshorten e Ziver Veizit, ajo punon si juriste në kryeministri, por edhe SPAK do merrte në pyetje Berishën dhe Malltezin u pa si një mundësi për të qetësuar shpirtrat e atyre që janë vrarë.

Unë nxora një regjistrim që tregonte se vrasjet janë bërë me urdhër, edhe pse PS bëri kallëzim në SPAK dumanët e kanë rrëzuar sepse thonë i takon Prokurorisë së Tiranës.

Këtë çështje ja kanë lënë që ta hetoj vetëm një prokurore e Tiranës. Kur jam thirrur për të dhënë deklarimin nuk e kam dhënë regjistrimin origjinal sepse rrezikohej se mund të zbulohej hetimi. Një pjesë të regjistrimit ne e kemi publikuar në media”, u shpreh Artan Hoxha në një intervistë televizive.

Provat e FBI

Gazetari Hoxha jep alarmin se politika vazhdon të futë duart duke penguar që të zbardhet e plotë ngjarja. “Ajo ngjarje po shfrytëzohet politikisht. Aleks Nika s’ka autor dhe prokuroria nuk ka bërë asgjë. Dëgjova që u tha se plumbi që u gjend në kokën e Nikës, pretendohet se është çuar në një laborator italian.

Si do ta dërgosh këtë predhë në Itali kur është ekspertuar nga laboratori i FBI. Për atë ngjarje nuk është pyetur kurrë Rama që ishte kryetari i opozitës, kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe Ina Rama. Aty jepet urdhër të qëllohet dhe për 15 sekonda janë 4 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur. Nga vjet deri këtë vit nuk ka ndodhur asgjë.

Fakti që ka ndryshuar është se Gjykata e Strasburgut ka dhënë një vendim dhe thotë se shteti shqiptar në atë kohë ka qenë ai që ka vrarë demonstruesit dhe thuhet se institucionet shqiptare kanë sabotuar hetimin. Këtë punë e ka bërë ai që rri tek penxherja. Gjykata i detyron autoritetet shqiptare që të hetoj çështjen, prokuroria duhet të shpall moskompetencë dhe t’ia kalojë SPAK”, tha ndër të tjera Hoxha.