osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse Yuri Kim është diplomatja më e suksesshme e SHBA në Shqipëri, nga suksesi i reformës në drejtësi, te fuqizimi i SPAK si strukturë speciale për të shkatërruar korrupsionin në Shqipëri dhe asgjësimi i “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse Yuri Kim është diplomatja më e suksesshme e SHBA në Shqipëri, nga suksesi i reformës në drejtësi, te fuqizimi i SPAK si strukturë speciale për të shkatërruar korrupsionin në Shqipëri dhe asgjësimi i “Trekëndëshit të Bermudës”

Yuri Kim është mes 20 diplomatëve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar në Tiranë që nga viti 1922 kur mes amerikanëve dhe shqiptarëve u vendosën marrëdhëniet diplomatike. Me statusin ministra, ambasadorë, të dërguar të jashtëzakonshëm apo edhe thjesht përfaqësues diplomatikë të SHBA-së, ata që kanë drejtuar Ambasadën Amerikane në Tiranë kanë bërë njëherësh edhe historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por pse ambasadorja Yuri Kim mund të konsiderohet si diplomatja më e suksesshme që ka patur ndonjëherë SHBA në Shqipëri? Gazeta “SOT” po sjell për lexuesin rolin e saj të fuqishëm, sypatrembur dhe të vendosur për të shkatërruar korrupsionin në Shqipëri si asnjë tjetër ambasador amerikan.

Yuri Kim në fokus reformën në drejtësi

Ambasadorja Yuri Kim mbërriti në vendin tonë më 22 janar 2020. Shefja e diplomacisë së Uashingtonit në 3 vite qëndrim në Tiranë ka pasur në fokus reformën në drejtësi. SHBA-të janë partneri më i madh i Shqipërisë dhe një ndër vendet që ka investuar miliona dollarë për reformën në drejtësi në Tiranë, ndërkohë që mbështetje e madhe financiare e Uashingtonit ndaj Shqipërisë është evidente prej 30 vitesh në thuajse të gjitha fushat. Që në momentin kur “zbarkoi” në Shqipëri diplomatja e lartë amerikane u shpreh qartë se do t’i kushtohej plotësisht zbatimit dhe fuqizimit të reformës në drejtës.

“Për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet”, shprehej Kim në maj 2020. Si asnjëherë më parë, vitet e fundit Që pas ardhjes së saj, politikanët shqiptarë dhe zyrtarët e lartë të korruptuar “nuk i ka zënë gjumi”. Këtë fakt e konfirmoi vetë Yuri Kim pak javë më parë. “Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha ajo.

Fuqizimi i SPAK

Pas mesazheve të forta të Yuri Kim, reforma në drejtësi dhe Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është vënë në qendër të sulmeve politike si asnjëherë më parë. Me “bekimin” e amerikanëve nga pas, Yuri Kim është vënë në lëvizje këto tre vite për të bllokuar presionet dhe shantazhet në rritje nga elementë të rrezikshëm antiamerikanë të drejtuar në adresë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, me qëllimi frikësimi dhe tërheqjen e tyre nga dosjet korruptive dhe kriminale që kanë në dorë për shqyrtim.

Yuri Kim, ka folur më hapur se asnjë diplomat tjetër amerikan për njerëz që e kundërshtojnë këtë progres dhe madje po dyfishojnë përpjekjet për ta tërhequr Shqipërinë në të shkuarën, kur gjyqtarë e prokurorë mund të bliheshin e kërcënoheshin e kur qytetarët e thjeshtë nuk besonin se ka diçka të tillë si drejtësia në gjykatë.

Asgjësimi i “Trekëndëshit të Bermudës”

Për herë të parë në Shqipëri termin politik “Trekëndëshi i Bermudës”e përdori ish Kryetrari i Partisë Demokratike, reformatori demokrat dhe proamerikani z. Lulzim Basha, ku me të identifikohen treshja politike e së keqes, Berisha-Rama-Meta. E përmendim këtë term, pasi gjatë ushtrimit të detyrës në kryeqytetin shqiptar të Yuri Kim nuk kanë munguar as përplasjet në distancë, por edhe në prapaskenë të Yuri Kim me “Trekëndëshin e Bermudës”.

Pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga DASH, Yuri Kim pati qëndrime të forta në publik për kreun e “Foltores”. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një politikan shqiptar të ketë patur një përplasje kaq të fortë, kaq direkte dhe kaq me pasoja, sa ka patur dhe ka Sali Berisha me ambasadoren e SHBA në Tiranë.

Në 6 muaj përplasje pasi ish-kryeministri hyri në “listën e zezë” të SHBA, Yuri Kim hodhi deklarata të forta ndaj Berishës. Shprehje si “PD do hajë bar nëse nuk përjashton Berishën”, “PD të zgjedhë të ardhmen në vend të së kaluarës”, apo “SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD nëse kryetar i saj do jetë Berisha”, janë të barasvlefshme me një knock out ndaj Berishës. Si asnjë ambasador tjetër, Yuri Kim i bëri ballë dhe nxori përfundimisht jashtë loje Berishën.

Përplasja me Ilir Metën

Kjo nuk ka qenë e vetmja përplasje. Diplomatja amerikane ka pasur tensione edhe me Ilir Metën. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, Ilir Meta, megjithëse në rolin e presidentit të vendit, me një gjuhë të paprecedentë sulmoi asokohe ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku i kërkonte që mos të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare. Vetë diplomatja amerikane dënoi gjuhën e ashpër të Ilir Metës, gjatë fushatës elektorale, ku ish-kreu i shteti u bënte thirrje qytetarëve, që të mprehin sfurqet e sëpatat që të mbrojnë votën. Yuri Kim dënoi ashpër fjalorin e Metës, duke e shigjetuar drejtpërdrejt kreun e shtetit dhe duke i thënë se thirrjet e tij për mprehje të sfurqeve dhe sëpatave janë të papranueshme dhe të dënueshme dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.

Lufta me Ramën për kreun e SPAK

Gjithashtu Yuri Kim i ka treguar “vendin” dhe kryeministrit shqiptar. Sherri mes Ramës dhe ambasadores amerikane Yuri Kim kapi majat me Altin Dumanin, kreun e ri të SPAK. Gjatë një mbledhje plenare maratonë që zgjati afro gjashtë orë më 16 dhjetor 2022, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjodhi prokurorin Altin Dumani si drejtues të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Votimi u krye pasi tre prokurorët kandidatë, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili paraqitën platformat e tyre për mënyrën se si do të drejtonin SPAK, si dhe u intervistuan prej anëtarëve të këshillit.

Dumani u emërua si drejtues i SPAK për tre vitet e ardhshme me pesë vota të 10 anëtarëve të Këshillit të pranishëm. Në media dhe në korridoret e politikës u përfol për një përplasje të fortë mes qeverisë “Rama” dhe amerikanëve, për shkak se socialistët synon të kapnin institucionin e SPAK, duke katapultuar në krye të saj një “besnik” të tyre, por në fund kryeministri Rama e humbi betejën me amerikanët.

Loja e pistë, duket se u nuhat me të drejtë nga Uashingtoni, i cili ka mbështetur reformën në drejtësi dhe institucionet e dala prej saj me miliona dollarë fonde, ndërsa u fut në lojë, duke “prerë” duart e zgjatura nga politika, për të kapur Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe shantazhuar anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.