Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka shpërthyer në sulme të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri tregon se si Berisha do të përfundojë në burg për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Jamarbër Malltezi nga qelia. Po ashtu, zoti Beqiri tregon se Ilir Meta dhe Pandeli Majko janë rekrutuar nga Sali Berisha të cilët i infiltroi në PS qysh në ’92 dhe si i shantazhon me dosje.
-Avokat Beqiri, ju keni folur shpesh herë për paligjshmëri të zotit Berisha, si e patë lajmin për masën e sigurisë ndaj tij?
Jemi shumë të vonuar, një vonesë e tillë është e pajustifikueshme, sepse janë 30 vite që jeton në një llum krimi dhe kriminelësh. Të shohësh si rrugë të vetme si ta braktisësh këtë vend, një vend që nuk e merr dot drejtësisë, por ajo shuhet dhe blihet një situatë e tillë është e trishtë shumë. Por populli thotë më mirë vonë se kurrë, unë këtë lajm e shoh si ogur i mirë, nuk është se nga kjo do ndreqet e ekonomia e vendit, kjo është nga aferat e Berishës dhe grupit të tij. Ilir Meta dhe Berisha kanë punuar qysh nga 1992 dhe puna e tyre ka qenë si ta shkatërrojnë këtë vend që ta bëjnë të dobët që të na marr Serbia kur t’i dojë qejfi dhe si duhet ta kalbëzejnë këtë vend me korrupsion dhe krim që ta bëjë të pabanueshëm. Ata me gjithë bandën e tyre që e kanë rrethuar e kanë realizuar këtë gjë. Këta e bënë më zi këtë vend, pa liri, të vish nga diktatura dhe të thuash një fjalë dhe të përjetosh gjëra të kësaj natyre është tmerr i vërtetë. Qytetarët kanë të drejtojnë se ky vend mund të bëhet dhe se drejtësia po vepron. Do kemi një vend me drejtësi dhe nuk ka më të pandëshkueshëm dhe nuk do ketë më njerëz të vrasin kur ti dojë qejfi.
-Paratë që janë vjedhur, a kthehen tek xhepat e qytetarëve?
Kur ka pastrim të parave që rrjedhin nga një krim, që është aferë korruptive e hapur, kur dëgjoja dje Berishën me deklaratën e tij më dukej shumë qesharake. Ata e morën atë që ishte tokë e shtetit, ish-pronarët u dëmshpërblyen dhe e mori shteti atë pasuri dhe ish pronarët i morën. Ata i falsifikuan dokumentet sepse kanë pasur akses nga Berisha dhe pastaj ku ka bërë vaki që ta privatizosh për dy muaj një truall. Shqiptarët kanë vite të tëra që s’po marrin dot pronat e tyre. Në 2008 kur u mendua ishte 20 milionë dollar investimi që do bëhej, ai Bektashi u bë bashkëpunëtor në krim dhe ai e krijoi shoqërinë dhe në momentin që merret leja që pagoi edhe ato 100 milionë lekët e vjetra në atë moment i shet Malltezit 35 për qind të aksioneve të tij, 25 për qind ja shiti kushëririt të parë të Jamarbërit. Me vendimin që është marr, duke dhënë masën e sekuestros mbi të gjitha pasuritë dhe për Berishën është bllokuar pasaporta të gjitha pasurit që kanë ata jo vetëm Berisha dhe Jamarbëri, por edhe pasuritë e familjarët e tyre të tëra pasuritë vendosen në sekuestro që i mban për llogari të procedimit penale dhe kur jepet vendimi gjykata vendos konfiskim të atyre që janë të paligjshme. Çdo gjë që nuk justifikohet konfiskohet dhe i kalon buxhetit të shtetit.
-Berisha mund të shkoj në burg?
Nëse do t’i qëndrojnë të dyja akuzat ai shkon në burg, por këto janë dispozita ligjore që sido që të jetë dënimi është shumë më i lartë se 5 vite. Me dhënien e dënimit me kusht e zbatojmë kur maksimalja që të jepet është deri në 5 vite burg, por veprat penale dënohen më shumë dhe mund të shkoj në 12 vite burg.
-Do t’i sugjeronit që të pranonte gjykim të shkurtuar për Malltezin?
Po besoj këtë gjë do ta kërkojnë ata se nuk ka arsye pse mos ta kërkojnë. Po se kërkuan nuk janë normal dhe them se avokatët duhet që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, sepse atyre i ulet një e treta e dënimit nuk është gjë e vogël. Por, më e rëndësishmja është konfiskimi i pasurisë së tyre, sepse nuk ka shumë rëndësi sa ditë burg do bëjë. Për disa mbase ka shumë për ata që i janë vrarë familjarët, për ata që humbën lekët me firmat piramidale. Por duhet që të vihet në vend ajo që është vjedhur këtij vendi dhe dëgjova dhe Metën që tha se është shkelur Kushtetuta për detyrimin e paraqitjes së Berishës sepse duhej pyetur Parlamenti, por jo kemi nxjerr ligj që deputetët nuk kanë më imunitet. Në ligj përcaktohet se deputeti nuk mund të arrestohet pa lejen e Parlamenti, kurse për detyrim paraqitje është hequr ky imunitet sepse nuk ekziston.
-Si e pe reagimin e kreut të Partisë së Lirisë, pritej kjo mbrojtje e tij për Berishën?
Kam thënë që në 1992, Ilir Meta ishte i PD bashkë me Pandeli Majkon dhe erdhën në PS me porosi të Saliut. Meta është vegël e Saliut dhe vazhdon edhe më sot është ushtari më i bindur i tij. Për të gjitha poshtërsitë që janë bërë ai ka pasur Metën bashkëpunëtor i tij.Majko u distancua nga Berisha edhe pse Berisha i ka bërë presion. Kudo e ke Metën si bashkëpunëtor më të afërt me Berishën, ai ka qenë në mbrojtje të tij dhe se hedh kurrë poshtë. Ai madje kur erdhi Meta si kryeministër i tha më arresto sepse edhe t’i bëhesh më i besueshëm edhe kuptohet se ne jemi distancuar nga njëri-tjetri. Kam mendimin që Meta do të arratiset pas kësaj që ka ndodhur. Pasuritë më të mëdha këta i kanë jashtë. Meta ka pasuri të shumta në Angli dhe në Zvicër dhe në Qipro. Ashtu na iku Zogu dhe na mori floririn dhe ky.
Intervistoi: Rigels Seliman