osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse Sali Berisha do bëhet qesharak në zgjedhjet e 6 marsit, pasi të fusë foltoren në kostumin e partisë së Nard Ndokës

Ja pse Sali Berisha do bëhet qesharak në zgjedhjet e 6 marsit, pasi të fusë foltoren në kostumin e partisë së Nard Ndokës

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka publikuar kandidatët që do të marrin pjesë në primare, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Askush nga grupimi berishist nuk është në gjendje të tregojë sesi do të shkojnë në zgjedhje këta kandidatë që do dalin në bazë të primareve. Grupimi i Sali Berishës trumbeton me vokacion të lartë se në këto zgjedhje do shkojnë si Parti Demokratike dhe këtë fakt e kanë konfirmuar dhe në shkresat dhe formularët e votimit të cilat janë të shënjuara me logon PD.

KQZ e ka qartësuar pozicionin e saj në raport se kush e ka në dorë PD e vërtetë. Sali Berisha dhe gjithë grupimi i tij janë një tufë njerëzish pa parti, si në jetën e tyre politike dhe atë parlamentare. Parlamenti nuk i njeh, KQZ nuk i njeh, PD vetë nuk i njeh, ndërkombëtarët nuk i njohin, ndërkohë që Saliu nuk është në gjendje të autentifkojë formulën e futjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Ky grupim endacakësh i ngelur pa parti ka filluar ta ndjejë aromën e dështimit të nismës së tyre, gjë që ka filluar ti zbehë entusiazmin luftarak të ditëve të para.

Megjithëse Sali Berisha është përpjekur të lëvizë rrotën e historisë në sens të kundërt nëpërmjet kulisave të oborrit, ku diku me zarat mediatikë dhe diku nëpërmjet pazareve të vjetra të nëndheshme me kreun e mazhorancës dhe presidencën, duket se ka të pamundur të rrëzojë murin që i kanë ngritur amerikanët. Dyert janë mbyllur gjithandej dhe ‘vegjia’ primare, duket se është lëvizja e duhur për të justifikuar dështimin para njerëzve që ju shkatërroi karrierën politike.

Megjithëse, Sali Berisha pretendon se do të ketë kandidatët e tij, futja e PD në kostumin e Partisë të Nard Ndokës, apo qoftë dhe të LSI të Like presidentit do e shndërrojë në një karagjoz politik që përfundoi në mëshirën e një hiçi si Nard Ndoka apo personazhit të diskretituar të bllokut 700 mijë euro.

Futja me kandidatë të pavarur është mision i pamundur dhe vetë grupimi i foltores duket se nuk e ka shumë me qejf. I ndodhur në këtë erë të disfavorshme, ku çdo veprim që do ndërmarrë është dështim i sigurt, Sali Berisha pasi të mbyllë primaret do i drejtohet KQZ me një listë si përfaqësues të PD, refuzimi i të cilës do të sjellë alibinë për të sulmuar pushtetin që nuk lejon zgjedhjet e lira.

E vetmja mundësi reale për të dalë me nder nga kjo lojë është kjo lëvizje, e cila i jep formulën për të dalë para dështakëve të tij dhe tu thotë se, nuk kemi ç’i bëjmë pushtetit mafioz të Edi Ramës që nuk lejon zgjedhjet e lira. Sali Berisha do deklarojë se ne do e vazhdojmë luftën tonë pa pushim kundër Lul Bravës dhe klikës Rama në zgjedhjet e ardhshme dhe do i sjellim demokratët në pushtet.

Çdo formulë tjetër është ruletë ruse por me koburen plot me fishekë, që të çon në vetëvrasje të sigurt. Sali Berisha ka treguar gjatë këtyre kohëve se ka një mungesë luciditeti në gjykim dhe nuk reflekton mbi mundësitë që ka, por vepron sipas alucinacioneve të së shkuarës. Situata e tij është identike si në 8 janar.

Deklarata e tij të ditëve më parë e çuan në katastrofën e veprimeve të dhunshme. Gjuha e përdorur ditë më parë e vunë në mungesë të plotë alternative. Të mos sulmonte i binte kauza që do përzinte Lulzim Bashën. Të sulmonte do përdorte dhunë. Llogjika e errët e çoi në dështimin e 8 janarit dhe po ripërsëritet me zgjedhjet e 6 marsit.

Alternativat që ka përpara janë të dyja të dështuara dhe për këtë arsye këtë radhë duket se primaret që po organizon do i shërbejnë si rrugëdalje për të dalë nga qerthulli ku është i rrethuar. E sigurt në këtë situatë është që, Sali Berisha po vesh në çdo aksion të tij politik nga një rrobë klouni dhe mesa duket këtë radhë do vërë kapelen, si i vetmi send që i mungon uniformës së tij prej gaztori, për të pasur sukses në humorin që do ju sjellë shqiptarëve pas 6 marsit.