Lulzim Basha po zhvillon takime me militantët e mbetur në Rrëshen, ku shpërndan ftesa me logon ti bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë. Gjithashtu ai siguroi qytetarët se Rama do të rrëzohet dhe një qeveri tranzitore do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
“Shprehni vullnetin e lirë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit me 16 shkurt, ti jepni fund grushtit të shtetit, ta shembim këtë sistem të kalbur dhe të ndërtojmë së bashku një shtet dhe qeverisje që ju shërben qytetarëve. Do ulim taksat. Do të bëjmë të mundur një klimë miqësore mbi biznesin.
Ju garantoj zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore që do sigurojë zgjedhje të lira. Do keni një kryeministër që do ju shtrijë dorën, që do punojë për ju dhe do zgjidhë hallet tuaja “-tha ndër të tjera kreu i PD.
Por nëse garanton Lulzim Basha kurrë nuk bie qeveria, sepse qeverinë nuk e rrëzojnë as militantët dhe as hajdutët dhe vrasësit si Basha qeverinë e rrëzon sovrani me votë. Ndaj Luli, si biri i gënjeshtrës tallet me qytetarë,t me atë që di të bëjë dhe e ka në xhep… mashtrimin.