osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse martesa me Sollobodankën i ndrysho jetën malësorit nga Tropoja, si krushqi serbe!

Ja pse martesa me Sollobodankën i ndrysho jetën malësorit nga Tropoja, si krushqi serbe!

Berishës si një karrierist i duhej një martesë me interesa të lidhura. Në fakt, në fillim të gjithë të njohurit e çiftit u habitën për lidhjen e tyre, pasi Lili ishte një vajzë e rritur në Tiranë, kurse djali vinte nga malësitë e thella të Tropojës. Edhe natyrat e tyre ishin krejt të ndryshme. Martesa e profesorit me studenten u bë para përfundimit të fakultetit, vazhdon rrëfimin Marian Gryka

Përse Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën?! Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, kur ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, Sllobodankën.

Kur u kthyen në Shqipëri, Sllobodankës ja ndërruan emrin në Liri. Në Jugosllavi, sipas arkivave të zhdukura flitet se njerëzit e gruas së Sali Berishës kanë qenë të lidhur ngushtë me shërbimet sekrete sllave dhe i kanë shërbyer më së miri interesave të tyre në Shqipëri.  Vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, motra e Milicës ( e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe vjehrra e ardhshme e Saliut ), kanë  qenë njerëz  me lidhje të forta në Jugosllavi.

Djali i saj ( djali i tezes së Lirisë ), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit. Ndërkohë që, edhe lidhjet e familjes Berisha me  Damir Fazlliçin, nipin e shefit të zbulimeve serbe, kanë treguar qartazi implikimin e tij me qarqet sllave. Uzurpimi i qelizave të ekonomisë nga bizneset e Fazllicit, ka qenë misioni i qeverisë shqiptare nga 2005 deri në 2013.

Nisur nga lidhjet e tij me qarqet serbe,  shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të tjera të ngarkuara, Sali Berisha ngriti edhe shoqërinë “ Shqiponja”, për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrastare të Milosheviçit. Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden,

Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB. Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare “ Koha Ditore” në vitet 97-98./ Ekskluzive.al