Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë, teksa po ftonte qytetarët që t’i bashkoheshin opozitës në protestën e dhjetë kombëtare, ajo bëri një gafë, e cila çuditi edhe ish-deputeten Floida Kërpaçi. Ajo po rendiste motivet se përse qytetarët duhet të dilnin në shesh më 8 korrik, ndërkohë që mes arsyeve liston edhe kërkesën për “taksa më të larta”.
“Në shesh nuk do të dalim për opozitën, por për të gjitha hallet e shqiptarëve, secili sipas mënyrë së vet, dikush se kërkon një vend pune, dikush se kërkon taksa më të larta, dikush se i ka falimentuar biznesi për shkak të taksave të Edi Ramës, dikush se i ka ikur fëmija në emigracion me dokumente falso…e kështu të gjithë me radhë. Të gjithë nuk duhet të ndalojmë”, tha Kryemadhi.