osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja pse dëshira për t’u dehur, nxiti progresin e njerëzimit!

Ja pse dëshira për t’u dehur, nxiti progresin e njerëzimit!

Të afërmit tanë nomadë, qenë ndoshta më të prirur të lidheshin midis njëri-tjetrit në sajë të pijeve alkoolike. Alkooli, zbuti lidhjen e këtyre shoqërive të hershme që ishin ende më formim e sipër.

 Stefan Andrews

Ka shumë studime mbi alkoolin, që e vënë theksin tek rreziqet e tij mbi shëndetin, dhe në shumë pak raste tek përfitimet që mund të vijnë prej tij. Ju jeni ndoshta të vetëdijshëm, se konsumi i tepruar i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë, dhe me gjasë keni dëgjuar se një konsum i moderuar i verës, një gotë në ditë, mund t’i bëjë shumë mirë zemrës.

Ndërkohë, shumë më pak është theksuar roli i alkoolit gjatë gjithë historisë, dhe madje edhe parahistorisë. Hulumtues dhe arkeologë të ndryshëm, kanë studiuar prova të bollshme nga sitet arkeologjike në mbarë botën, të cilat dëshmojnë se alkooli është përdorur si një ”lubrifikant social”, që i ka paraprirë shpikjeve të rëndësishme siç janë shkrimi dhe madje qeramika.

Gjuha e shkruar, nuk u shfaq deri rreth vitit 3500 P.E.S në Lindjen e Mesme, por gjurmët e pijeve në rajon datojnë deri 10.000 vjet më parë. Po si e ka ndihmuar alkoolin njeriun? A e ndihmoi alkooli kulturën dhe qytetërimin njerëzor të evoluojë dhe të përparojë? Sipas disa shkencëtarëve, përkushtimi ynë ndaj alkoolit është i përjetshëm, dhe lidhjet që kemi me të janë të pathyeshme.

Biologu evolucionar i Universitetit të Oksfordit, Robin Danbar, e çon diskutimin deri në 400 mijë vjet më parë, kur të afërmit tanë të largët, gjahtarët-mbledhës, shpikën zjarrin dhe filluan të zhvillonin festa rreth tij. Ngrënia e një vakti ushqim përreth një zjarri, i ndihmon njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ushqime të reja dhe të krijojnë marrëdhënie të reja. Ndërsa alkooli nuk ekzistonte ende, me kalimin e kohës, pasi ai u arrit të zbulohej, mund të ishte paraqitur si një arsye kryesore, për të pasur më shumë festa rreth zjarrit.

Dhe në qoftë se ishte alkooli ai që nxiste hormonet e lumturisë, dhe ndihmonte në krijimin e kujtimeve e reja të lumtura, të afërmit tanë të lashtë mund të kenë qenë më shumë se sa të etur për të zbuluar të gjitha sekretet e fshehura tek drithërat dhe të frutat.

“Njerëzit arkaikë, mund të kenë qenë shumë të njohur me frutat e fermentuara, dhe natyrisht që mund t’i kenë konsumuar ato me zell, siç bëjnë sot shimpanzetë dhe elefantët në Afrikë”- thotë Danbar për “The Guardian”. Antropologu biologjist i Kolegjit Dartmauth, Nataniel Domini thotë për “National Geographic”, se “ne jemi para-përshtatur për konsumimin e alkoolit”.

Si pasojë e të jetuarit nëpër pemë, paraardhësit tanë primatë konsumonin fruta të ndryshme, por era e etanolit, që vjen nga kokrrat e kalbura të rëna përktokë, mund të ketë pasur një efekt të këndshëm. Erë e veçantë, do ta bënte atë të lehtë për ta zbuluar.

Ky ushqim ishte gjithashtu ushqyes, dhe i pajisur me disa veti antibakteriale. Duke u kthyer pas miliona vjet, është e lehtë të imagjinohen primatët, që zbresin nga një pemë për të mbledhur atë që ka mbetur në tokë. Miliona vjet më vonë, pati një transformim tjetër të rëndësishëm social:lindja e bujqësisë, dhe kultivimi i drithërave.

Debate të nxehta kanë ekzistuar midis shkencëtarëve për dekada, nëse kultivimi i parë i grurit ishte për shkak i prodhimit të birrës apo të bukës? Disa studime sugjerojnë se kur fermerët e Epokës së Gurit, filluan të kultivonin drithëra para 12 mijë vitesh, ata ndoshta nuk ishin dhe aq të interesuar për të ushqyer barkun e tyre të uritur.

Kultivimi i drithërave, ishte një proces i vështirë dhe që merrte shumë kohë, madje edhe për paraardhësit tanë të hershëm që kishin gjithë kohën e botës. Procesi ka sjellë jo vetëm grumbullimin e kokrrave të vogla dhe më të padëshirueshme, por gjithashtu edhe kujdesin ndaj mbeturinave, duke rezervuar të korrat e mira, dhe më në fund duke i përpunuar në një produkt përfundimtar, i cili mund të mos ketë qenë bukë, por lëngu i këndshëm që ishte birra.

Procese të tilla të përpikta, kërkonin ndoshta një lloj rasti “të veçantë”: një festë ku njerëzit  mblidheshin, dhe kur miqësitë e reja nxiteshin nga alkooli.

Nëse gjendja shpirtërore ishte e mirë, mund të rishikoheshin mundësitë e ndërmarrjeve të reja për të ardhmen. Të afërmit tanë nomadë, qenë ndoshta më të prirur të lidheshin midis njëri-tjetrit në sajë të pijeve alkoolike. Alkooli, zbuti lidhjen e këtyre shoqërive të hershme që ishin ende më formim e sipër.

Birra, mund të kishte qenë shpërblimi për të gjithë njerëzit që punonin fort, që duhej të transportonin pllakat gjigante të gurëve, për të ndërtuar faltore antike, dhe mrekulli të ngjashme arkitekturore. Një dëshmi intriguese vjen nga Turqia, nga një vend i njohur si Göbekli Tepe, ku një studim mbi të botua në revistën “Antikiteti” në vitin 2012.

Göbekli Tepe, spikat për ruatjen e e mbetjeve të disa prej tempujve më të hershëm të njohur në botë, dhe gjithashtu janë gjetur enë gigante prej guri, që ishin në gjendje të mbanin deri në 135 litra lëngje, dhe që datojnë të paktën 11.000 vjet më parë.

Në pjesën e poshtme të enëve të gurit, shkencëtarët thuhet se gjetën një element kimik të njohur si oksalat, një substancë e çliruar nga pija, gjatë përpunimit të drithërave dhe fermentimit. Göbekli Tepe, ka të ngjarë të ishte një vend ku njerëzit shkonin për të prodhuar disa prej llojeve më themelore të birrës, për të pasur një festë, dhe përfundimisht kënaqur me lloje të caktuara të riteve fetare.

Njohuri të tilla, sfidojnë madje mendimet tona tradicionale, mbi atë se si feja u shfaq në shoqëritë tona. Supozohet se feja pati kryesisht avantazh në vendbanimet njerëzore që tanimë ekzistonin. Por sikur paraardhësit tanë gjahtarë-grumbullues, që mblidheshin në Göbekli Tepe për ritualet, të vendoseshin përfundimisht aty për të zhvilluar ato rituale më shpesh, dhe kjo të ketë çuar në formimin e fesë?

Arkeologët në sitin arkeologjik turk, e besojnë këtë të fundit. Gjurmët e hershme të alkoolit, mund të gjenden kudo tjetër në mbarë botën. Në Kinë, një lloj specifik vere prodhohej nga frutat, orizi dhe mjalti që 9.000 vite më parë, sipas “National Geographic”. Në Gjeorgji, prodhimi i verës filloi 8.000 vite më parë, në të njëjtën kohë kur njerëzit e lashtë në Iran zbutën dhe kultivuan kulturën e rrushit.Dhe që atëherë, ne kemi kultivuar një marrëdhënie dashurie dhe urrejtjeje me alkoolin. Një shembull tjetër është birra që është prodhuar në Qipro rreth 3.500 vjet më parë, në një vend të quajtur Kisonerga-Skalia, sipas “Live Science”. Në kohët e Romës së lashtë, vera ishte një lloj ilaçi. Kërkohej që ushtarët ta konsumonin atë përditë në doza të caktuara.

Pasuesve të Profetit Muhamed, u kërkohej të përmbahen nga konsumi i çdo lloj pije alkoolike, por kjo erdhi me premtimin se kjo do të sillte më shumë shpërblime në parajsë. Ndalime të ndryshme erdhën dhe shkuan, si ajo në Angli në vitin 1316, kur për shkak të mungesës së grurit, pirja e alkoolit u ndalua përkohësisht.

Në një nga ndalesat më të fundit, ajo në SHBA, zgjati vetëm 13 vjet, midis viteve 1920-1933.  Njerëzit e duan aq shumë alkoolin, sa që e kanë çuar atë edhe në hapësirë. Astronauti Baz Aldrin, mbante një faqore gjatë misionit të famshëm Apollo në vitin 1969./ TheVintageNews, përshtati në shqip Bota.al