osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja provokimet dhe skenarët e përgatitur për të çuar vendin në g.jakderdhje! Sali Berisha dhe Ilir Meta ideatorët e l.uftës civile

Ja provokimet dhe skenarët e përgatitur për të çuar vendin në g.jakderdhje! Sali Berisha dhe Ilir Meta ideatorët e l.uftës civile

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë de fakto ideatorët e luftës civile që po përgatitet të përfshijë vendin tonë në ditët në vijim. Konflikti institucional President-Qeveri ka zbritur tashmë në nivel bashkishë, duke krijuar tension dhe përplasje fizike pranë KZAZ-ve në disa qytete të vendit.

Bëhet fjalë për bashkitë e drejtuara nga PD-LSI, drejtuesit e të cilave janë përbetuar se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor, pasi njohin ç’dekretin e presidentit Ilir Meta, dhe jo dekretin e tij!

Ata i kanë bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të tërheqë materialet zgjedhore dhe të lirojë ambientet e planifikuara për KZAZ. Ndërkohë, KQZ nuk tërhiqet, duke quajtur legjitime datën e zgjedhjeve të dekretuar nga Meta, 30 qershorin 2019. Militantët kanë mësyrë KZAZ-të në shumë bashki të drejtuara nga PD dhe LSI, ndërkohë që ky aksion pritet të vazhdojë dhe të marrë përmasa edhe më të frikshme në ditët në vijim.

E ndërkohë që situata precipiton nga dita në ditë, ende nuk dihet me siguri se çfarë do të ndodhë deri me 30 qershor, por ajo që shihet qartë deri tani është fakti që destabilizimi i vendit dhe lufta civile po trokasin në derë. Megjithatë, qeveria vazhdon të jetë e bindur për zgjedhje, ndërsa presidenti dhe opozita i qëndrojnë “vetos” për të kundërtën, pra që nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Madje Berisha i ka përkrahur publikisht veprimet e militantëve, edhe pse të paligjshme, ndërsa Meta përsërit vazhdimisht se çdo institucion duhet të njohë vetëm ç’dekretin, ose anulimin e zgjedhjeve, të cilat nëse mbahen, sipas tij nuk do të njihen si të vlefshme. Por si erdhëm deri në këtë situatë, ku presidenti dhe opozita janë zhytur aq shumë në paligjshmëri, sa do të jetë e vështirë t’i marrë përsipër çfarëdolloj avokati?

Meta-Berisha hartuan planin

Sali Berisha ishte i pari që do të deklaronte hapur planin destabilizues, duke bërë thirrje për revolucion kundër qeverisë. Pas nxjerrjes së opozitës jashtë parlamentit nëpërmjet djegies së mandateve, Berisha nisi paralajmërimet publike se nëse Rama nuk largohej si kryeministër, vendi do të shkonte në luftë civile.

Në çdo dalje për mediat, Berisha deklaronte se opozita do të bënte gjithçka që nga protestat dhe jo vetëm, që qeveria “Rama” të largohej nga pushteti. I pyetur në një studio televizive diku ne mes të muajit prill, nëse do të kemi një ’97-të të dytë, Berisha deklaroi shprehimisht: “Për votën e lirë ia vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të, ia ka vlejtur. Ne kemi djeg mandatet, ne jemi qytetarë të thjeshtë, jemi në betejë dhe opozita ka detyrë të udhëheqë këtë betejë me çdo çmim, tha ai, duke shtuar shprehur më tej bindjen se Partia Demokratike është në betejë për jetë a vdekje me Ramën.

Vetëm pak ditë pas Berishës, në të njëjtën linjë do të shprehej dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke kërcënuar hapur me luftë civile. Pas disa protestave të zhvilluara nga opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, presidenti Meta u shpreh nga një aktivitet të zhvilluar në Cërrik nga mesi i muajit Maj, se vendi po shkon drejt luftës civile. Mesazhi i tij ishte i qartë ndaj kryeministrit Rama, duke kërcënuar me përplasje nëse nuk tërhiqet. “Mendoj që kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi pas 22 vjetësh, që kur Shqipëria u nda me vitin 1997, që ishte një vit mjaft fatkeq.

Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 1990”, u shpreh presidenti Meta.Që nga dita e kësaj kjo deklarate, Ilir Meta s’ka bërë gjë tjetër veçse i ka shërbyer verbërisht opozitës në shkelje të ligjit, duke shkelur ligjet dhe deri Kushtetutën e vendit.

Pas vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e dekretuara nga Ilir Meta me 30 qershor, do të ishte vetë ky i fundit, ai që do të bënte një veprim të panjohur më parë, ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve! Për Metën, me 30 qershor nuk mund të zhvillohen zgjedhje, duke qenë se opozita nuk merr pjesë, si dhe sipas tij, vendi nuk ndodhet në një situatë të përshtatshme.

Por, përpos faktit që një akt i tillë nuk parashikohej askund në Kushtetutë, bllokimi i procesit zgjedhor pasi kishte nisur printimi i materialeve do t’i sillte shtetit një humbje në qindra miliona lekë. Një tjetër faktor që nuk mund të mos merrej parasysh ishte dhe mosmiratimi nga ndërkombëtarët i një precedenti për shtyrjen e zgjedhjeve. Ishin këta faktorë që detyruan KQZ dhe qeverinë t’i qëndronin dekretit të parë të Metës, i cili për më tepër ishte dhe në ligjshmëri të plotë, ndryshe nga ç’dekreti që i kishte kaluar kufijtë ligjshmërisë dhe çmendurisë.

Ç’dekreti i presidentit ndau përfundimisht institucionet, ku KQZ dhe parlamenti nuk e njohin si legjitim atë, madje ky i fundit ka nisur dhe procedurat e shkarkimit të kreut të shtetit, ndërsa bashkitë e djathta u renditën pro zbatimit të tij me çdo çmim.