Procedohet penalisht 21 vjeçari që qëlloi disa herë me vezë Erion Veliajn.
Bëhet fjalë për të riun Oleg Gora i cili është pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. 21-vjeçari është nga Dibra por jeton në Tiranë.
Ai iu bashkua disa të rinjve të FRPD ditën e djeshme dhe i zunë “pritë” kryebashkiakut para takimit me aktorët e Teatrit Kombëtar. Ishte pikërisht i riu Gora ai i cili qëlloi disa herë Veliajn me vezë por kryebashkiaku ia doli më së miri t’i shmangte të gjitha duke ironizuar më pas edhe Lulzim Bashën për faktin që “nuk qëlloi në shenjë”.
Mësohet se policia po punon gjithashtu edhe për shoqërimin e të riut.