Një mësuese e anglishtes, tashmë në pension ka kontrolluar gramatikën drejtshkrimore në një letër të firmosur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe ka vënë re që letra kishte shumë gabime.
Yvonne Masson, e cila doli në pension vitin e kaluar kishte marrë një letër nga Shtëpia e Bardhe dhe të firmosur nga Presidenti Trump, ndërsa gabimet gramatikore i publikoi në internet, të korrigjuara.
Letra ishte një përgjigje ndaj letrës së saj, e cila i kishte bërë thirrje presidentit Trump që të takonte personalisht të afërmit e 17 viktimave nga të shtënat në një shkollë në Florida.
Masson kontrolloi letrën e ardhur nga administrata Trump dhe kishte vënë re më shumë se 11 gabime.
“Është stilistikisht tmerruese”, tha Mason, duke folur për Greenville News./BalkanWeb