osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kush është gruaja që i pastron paratë Sali Berishës, si e nxori në pritë Azem Hajdarin, Idajet Beqiri tregon çfarë ndodhi natën e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD dhe zbulon se kush e vrau ish-liderin e Dhjetorit ’90

Ja kush është gruaja që i pastron paratë Sali Berishës, si e nxori në pritë Azem Hajdarin, Idajet Beqiri tregon çfarë ndodhi natën e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD dhe zbulon se kush e vrau ish-liderin e Dhjetorit ’90

Avokat i njohur, Idajet Beqiri thotë se ish-kryeministri Sali Berisha ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Izet Haxhisë, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022, e cila po ashtu la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Haxhisë, për vrasjen e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari në vitin 1998. Izet Haxhia kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Izet Haxhisë, ish-truprojës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Mirëpo për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të bujshme, gazeta “SOT” bisedoi me avokatin Idajet Beqiri, i cili ka zbuluar se kush është gruaja që i pastron paratë Sali Berishës dhe si ajo sipas tij, me bekimin e ish-kryeministrit, e nxori në pritë për të vrarë Azem Hajdarin asokohe. Po ashtu, avokat Idajet Beqiri tregon çfarë ndodhi natën e 12 shtatorit 1998 para selisë së PD dhe zbulon se kush e vrau ish-udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, Azem Hajdari.

Ja reagimi i plotë i avokat Idajet Beqirit për gazetën “SOT”:

Gjyqi i Izet Haxhisë

Gjyqi i Izet Haxhisë, ishte një farsë shumë e ndyrë. Do të mbetet turpi i drejtësisë shqiptare. E them me gojën plot se drejtësia në këtë vend me gjithë reformën që po bëhet, një reformë që elementet psikologjik i ka brenda. Edhe këta që kanë ngelur nga Vetingu, nuk është problemi se e kanë pastruar shpirtin nga ajo rrokopujë që e kishte mbërthyer drejtësinë shqiptare, e cila u bë skëterrë i vërtetë, kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Këto megjithëse janë pak më të mirë në krahasim me ata që janë hequr, por ama thellë në shpirtin e tyre nuk është drejtësia. Në shpirtin e tyre nuk është përpara ligjit të gjithë të barabartë, në shpirtin e tyre nuk është hequr akoma të të qenurit të tyre, të varur nga parti të ndryshme politike. Përsëri, ata tifozë partiak ka në të gjitha shkallët e gjykimit, deri në Gjykatën e Lartë. Nuk ecin në bazë të ligjit dhe të provave, por ecin si do pritet ky vendim e çfarë reagimesh do të ketë dhe nuk japin drejtësi. Rasti i Izet Haxhisë është tipik i tillë. Është një gjyq që u bë që në shkallë të parë, në Apel dhe tani në Gjykatën e Lartë, se kjo e fundit nuk e pranoi rekursin fare se e kaloi për gjykim çështjen. Në të treja këto shkallë gjykimi bën një gjyq politik.

Detajet

Një gjyq që dhe vetë atyre iu vjen turp kur shkruajnë vendimin se nuk dinë se çfarë të shkruajnë në vendim. Shkruajnë ato gjëra që dhe vetë ata janë të ndërgjegjshëm që nuk janë në dosje ato gjëra që shkruajnë. Ishte një gjyq farëz pasi trupin gjykues e zgjodhi Argita Berisha dhe ai që ishte kryesuesi i trupit gjykues nuk duhet të ishte gjyqtar kudo në botë. Kryesuesi i trupit gjykues ka punuar bashkë me Fatmir Hajdarin në Gjykatën Penale. Kanë mbarë e prapësht, miqësi të ngushtë dhe kanë gjykuar çështje mbi çështje, i kanë gjykuar në atë kohë që korrupsioni ishte në kulm, kanë ndarë paratë me njëri-tjetrin.

Janë të lidhur me njëri-tjetrin sa nuk ka ku të shkojë më, ndaj në një situatë të tillë nuk duhet të jesh gjyqtar se sa të ra çështja se ta dha kryetarja e Gjykatës me urdhër të Argita Berishës, shërbëtore e së cilës ishte dhe që e zuri vettingu me të drejtë dhe u qërua nga sistemi i drejtësisë dhe ajo ia dha çështjen. E dyta, ti je një gjyqtar që mbasi i bën 1001 të zeza Idajet Haxhisë me padrejtësisë dhe paligjshmëritë e tua sa arrin deri aty sa ti je kompetent për ta shqyrtuar çështjen. Dhe që je kompetent ta thotë Gjykata e Apelit me urdhër, megjithëse ta dërgon për kompetencë ty Gjykata e Apelit, ti e merr dhe ia dërgon Krimeve të Rënda për të zvarritur kot procesin dhe nja 2 vite dhe thua më pas nuk jam kompetent. Shkon çështja deri në Gjykatë të Lartë dhe kjo e fundit thotë sërish që ti je kompetent se të thotë Apeli.

Për këtë shkak Izet Haxhia ty të hedh në gjyq sepse po e masakron, po i shkakton dëm të jashtëzakonshëm psikologjik dhe këto i provon me ekspert që ky gjyqtar po e dëmton edhe psiqikisht këtë njeri, jep dhe një vlerësim specifik specialisti ekspert që këtë dëm Izet Haxhisë po ia shkakton ky gjyqtar. Dhe për këtë shkak, Izet Haxhia e hedh në gjyq atë gjyqtar, i kërkon dëmshpërblim dhe në gjyq në një anë është gjyqtari e në anën tjetër paditësi, Izet Haxhia i paditur. Ky gjyqtar tani vazhdon ta dënoj sërish Izet Haxhinë. Jo vetëm që ky gjyqtar nuk jep dorëheqjen, por kur Izet Haxhia kërkonte përjashtimin e tij nga trupi gjykues pasi e dinte se ishte paragjykues, ato e lënë sërish aty. Mirë se Gjykata e Lartë është e politizuar, por Gjykata e Strasburgut nuk e pranon kurrë një gjë të tillë, sikurse nuk pranoi gjykimin e padrejtë që iu bë Izet Haxhisë dhe e dënoi njëherë Shqipërinë dhe e riktheu çështjen për gjykim e këto të njëjtat gabime i bëjnë sërish.

Dënimi i Izet Haxhisë

Po të shohësh akt-akuzën që i ngriti organi i Prokurorisë kundër Izet Haxhisë, Haxhi Giu. Ky i fundit çfarë i tha që e dënoi gjykata Idajet Haxhinë me 25 vite burg. Haxhi Giu i tha Izet Haxhia, mori dhe nxori në pritë duke e marrë në telefon Azem Hajdarin dhe i tha dil aty ku ishin Fatmir Haklaj dhe Jaho Mulosmani. Haxhiu tha se në momentin që Azemi po vinte te makina ku ishin Jaho Mulosmani dhe Fatmir Haklaj, në atë moment që ka dalë përpara Izet Haxhia, thotë akuza se i doli përpara bëri sherr Izeti me Azemin, në momentin që këto të dy po bënin sherr doli Fatmir me Jahon dhe e vranë Azemin. Kjo është akuza.

U bë gjyqi tani që u bë rigjykimi dhe për këtë jam krenarë për atë gjyq se e nxora të pastër gjithë të vërtetën. Dhe doli e vërteta që në pritë Azemin e dërgoi Sali Berisha me fjalët e atij të SHIK-ut të dajës, e çoi mbesa e Saliut. Shpresa, multi miliarderja që administron të gjithë pasuritë e Sali Berishës nga ana financiare se është eksperte finance, e merr dhe Gjykata. Këto hetojnë Saliun për pastrim parash në vend që të merren e Shpresën, ajo është kryesorja, nuk është Saliu në këto miliardat e eurot e të tjerat të saj.

Vrasja e Azem Hajdarit

Ajo me Saliun e nxorën aty në pritë dhe doli e qartë që Izeti nuk e kishte marrë as në telefon Azemin, as nuk ka biseduar atë ditë aty me Azemin fare. Këtë gjë e provuan të gjithë dëshmitarët me Sali Lushën. E provoi vetë Sali Berisha, doli te “Opinioni” duke qarë e më tha unë e vrara Azemin, se unë e mora në telefon dhe i thash që të dilte aty se ishte një makinë. Pra, u vërtetua që nuk ishte kështu.

Tani për çfarë e dënon Izetin që nuk ishte farë atje në ngjarje. Sikurse bëri të njëjtën gjë edhe me Jaho Mulosmanin, e mbajnë kot në burg të përjetshëm. Si mund ta mbash në burg të përjetshëm kur Jaho i theu gishtin e dorës që nuk e lejonte Fatmir Haklaj të dilte nga makina. I tha mos dil nga makina, e tërhiqte, por ai doli nga makina dhe e vrau Azem Hajdarin. Çfarë faji ka këtu tani Jaho Mulosmanin, thjesht se do Sali Berisha. Vetëm e vetëm se është një kriminel i cili e bëri vetë krimin, përfitoi vetë nga ai krim se bëri dhe grushtin e shtetit që ta merrte pushtetin me dhunë. Dhe pasi përfiton nga të gjitha këto, merr njerëz të pafajshëm dhe i fut në burg, duke futur dhe veten në hasmëri të përjetshme dhe fëmijët e tij se nuk të fal njeri që ta futës në burg kot me dëshmi të rreme e çmenduritë e tua, siç e bëri faktikisht ai.

Kështu që në një situatë të tillë dosja është aq e pastër sa nuk ka ku të shkojë më. Do të shkojë formalisht në Gjykatën Kushtetuese, e kjo e fundit jam i bindur se do të bëj të njëjtën politikë që bëjnë këta. Mesa duket dhe politika po i fut hundët në të dyja anët se ka ca gjëra që kur vjen problemi bëjnë ca marrëveshje dhe me sy e në heshtje këto që mos e ngacmo Saliun, t’ja falim këtë krim që të rrijë urtë e të mos na bëj ndonjë rrëmujë tjetër. E kam fjalën dhe për të majtët të cilët nuk mbajtën qëndrim aspak të rregullt e t’i thonin të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve që koha e gjyqeve politike ka marrë fund, drejtësia të bëj të vetën.