Zbardhen detaje të reja nga operacioni i policisë për arrestimin e 50-vjeçarit me pseudonimin ‘Daja’ nga Kosova. Grupi që po merret me zbulimin dhe gjurmimin e kësaj ngjarjeje kishte vënë në shënjestër dy persona që strehohen në zonën e plazhit në Durrës. Sot sipas informacioneve grupi operacional ka arrestuar njërin prej tyre.
Prej ditësh ata janë në përgjim dhe survejim. Operacioni nga Tirana nisi pasditen e sotme, fillimisht me rrethimin e një perimetri 1 km nga disa efektivë civilë në zonën e plazhit, që kanë ardhur me katër makina pa u kuptuar dhe më pas kanë ndërhyrë duke e arrestuar. Burime për Shqiptarja.com pohuan se “Është ngjarje e vështirë, që po zbardhet has pas hapi”.
Zbulohet emri i ‘Dajës’ nga Kosova që u arrestua për grabitjen në Rinas. Ai është Ragip Hajdini nga Peja. Shqiptari nga Kosova u identifikua, pas dëshmisë së Alkond Bengasit, i cili e përshkroi nga si “Daja” nga Kosova qeros, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn./Shqiptarja.com