osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kush është “ajka” e protestës! Arre.stohen 8 prej tyre, katër ish të dënuar për vjedhje!

Ja kush është “ajka” e protestës! Arre.stohen 8 prej tyre, katër ish të dënuar për vjedhje!

Tetë persona janë arrestuar nga policia në lidhje me protestën e sotme të opozitës para Parlamentit. Po ashtu janë proceduar penalisht ne gjendje të lirë 9 persona të tjerë.

“Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjesit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqiperisë”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport-shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

Të arrestuarit:

– N.C., 36 vjeç, banues ne Sukth, Durres (i denuar më parë për vjedhje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi);

– A. M., 23 vjeç, banues në Tirane (i denuar më parë për vjedhje);

– E. C., 33 vjeç, banues në Burrel;

– L.D., 37 vjeç, banues në Burrel (i denuar më parë për vjedhje);

– A.P., 23 vjeç, banues në Tirane;

– M. N., 31 vjeç, banues në Kamëz;

– L. B., 41 vjeç, banues në Gramsh;

– E.G. 36 vjeç, banues në Lezhë.

Ndërsa personat e proceduar penalisht me akuzën “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” edhe 9 shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Vazhdon puna për identifikimin dhe venien para pergjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë aktiv, të perfshirë në veprime të kundraligjshme gjatë protstës së ditës së sotme.

Materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjesit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cënojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cënojnë integritetin e incitucioneve shtetësore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, në interes të garantimit të rendit dhe sigurisë, mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe të mbrojtjes së institucioneve të rëndësisë së veçantë.