osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kush e zëvendëson Sali Berishën pas 20 qershorit! Si do të nxirret jashtë politike “non-grata” pas mungesës 6 mujore në Kuvend?

Ja kush e zëvendëson Sali Berishën pas 20 qershorit! Si do të nxirret jashtë politike “non-grata” pas mungesës 6 mujore në Kuvend?

Sali Berisha i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, mund të jetë deputet edhe për të paktën 4 ditë. Pas 20 qershorit, Komisioni i Mandateve pritet të shpallë zëvendësimin, si pasojë e mos përmbushjes së funksionit të parlamentarit. Nëse Berishës i digjet mandati, vendin e tij sipas listës mund ta zërë Lediana Frataj. Nëse ajo nuk e pranon mandatin brenda 30 ditëve, karrigia e deputetit do i kalojë emrit tjetër në listë. Sot jo vetëm deputetë të Foltores, por edhe socialistë kanë hapur fjalë se Berisha nuk mund të përjashtohet pasi mungesa e tij është “me arsye”.

Po Parlamenti i ka dhënë tashmë sinjalet se nuk do ta marrë parasysh si arsye këtë mungesë. Konkretisht, administrata e Kuvendit të Shqipërisë i ka ndërprerë Berishës përfitimet financiare që i takon çdo deputeti, përfshi edhe pagën, pasi ish-kryeministri nuk ka marrë pjesë në asnjë prej seancave plenare, mbledhjet e Komisioneve Parlamentare apo çdo veprimtari tjetër që lidhet me të si ligjvënës. Vendimi për ndërprerjen e pagesave ka lidhje me vendimin e GJKKO-së. Masa financiare ndaj Berishës nga administrata e Kuvendit është aplikuar që prej janarit 2024, ndoshta si një përllogaritje edhe për kohën se kur ai mund të humbasë mandatin e deputetit, me një mungesë në punimet e Kuvendit prej 6 muajsh.

“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023”. Kjo ishte ndalesa e parë financiare që u aplikua nga Kuvendi ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Çfarë e pret Berishën?

Berisha nuk ka më kohë dhe këtë javë ai plotëson kohën e plotë të mungesës në Kuvend, ç’ka do të thotë se për të nis procedura e humbjes së mandatit të deputetit. “Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. 2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”, thuhet në nenin 71 të Kushtetutës.

Çfarë ka ndodhur?

Kujtojmë se Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit, ditë kur gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, firmosi vendimin që ndaj ish-Kryeministrit të aplikohej masa e “arrestit të shtëpisë”, ndërkohë që më parë ai kishte kundërshtuar ashpër dy nga masat që i kishte vendosur SPAK, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Berisha pretendonte se masat ishin anti-Kushtetuese, pasi SPAK nuk kishte marrë më parë leje nga Kuvendi për të kufizuar veprimtarinë e tij si deputet.

Dhe pasi SPAK kërkoi autorizimin nga Kuvendi që u miratua, Prokuroria Speciale vendosi të aplikojë një masë më shtrënguese, atë të arrestit shtëpiak, që është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën e Lartë. SPAK po heton procedurat e ndjekura për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ndërsa fillimisht arrestoi dhëndrin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin, për të cilin Apeli i GJKKO-së, vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” sikundër kishte firmosur gjyqtarja Irena Gjoka, në “arrest shtëpie”. Ndaj Berishës dhe Malltezit SPAK po heton për vepra penale të lidhura me pastrimin e parave dhe korrupsionit, të kryera në bashkëpunim./SOT