Takimi i 10-të Vjetor i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), mbajtur sot në Brdo pri Kranju, miratoi Raportin Vjetor të KBR 2017/2018 dhe nominimin e Majlinda Bregu si sekretare e Përgjithshme e KBR-së për periudhën 2019-2021 dhe Igor Luksic për mandatin 2022-2024.
Takimi, i bashkëkryesuar nga sekretari i Përgjithshëm i Goran Svilanoviç dhe Matej Marn, në emër të kryetarit Slloven të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), diskutoi zhvillimet në bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore si dhe sfidat përpara organizatës.
Pjesëmarrësit e takimit vjetor falënderuan sekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Svilanoviç për kontributin e tij të domosdoshëm në shërbimin e bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore gjatë gjashtë viteve të fundit të mandatit të tij.
“Ka qenë nderi im për të shërbyer si sekretar i Përgjithshëm i një organizate që është me të vërtetë në pronësi rajonale dhe me synim përpara. Ne kurrë nuk do të kishim mundur të ecnim në këtë rrugë të gjatë drejt pronësisë rajonale, pa mbështetjen e fortë të qeverive dhe ministrave përkatës të të gjithë pjesëmarrësve”, tha ai.
Sekretari i Përgjithshëm Svilanoviç uroi Bregun dhe Lukshiç për nominimet e tyre për rolin e sekretarit të Përgjithshëm të KBR dhe u uroi atyre çdo sukses në punën e tyre të ardhshme. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar sekretarin e Përgjithshëm të ardhshëm gjatë periudhës së tranzicionit, për të siguruar një transferim të butë të detyrave.
Të vetëdijshëm për cilësitë e shkëlqyera të kandidatëve për pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të KBR, përkatësisht Majlinda Bregut të Shqipërisë dhe Igor Lukshiç të Malit të Zi, me propozimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Komiteti i drejtorëve Politik të SEECP, në frymën e konsensusit, rekomandoi mandate të njëpasnjëshme për pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së për Majlinda Bregun si sekretare e Përgjithshme për periudhën 2019-2021 dhe për Igor Lukshiç si sekretar i Përgjithshëm për mandatin 2022-2024. Mandati i Majlinda Bregut fillon që nga 1 janari 2019.(TemA)