osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kur do të shpërthejnë dy dosjet e Ilir Metës që po heton SPAK! Kush e ka në “dorë” arrestimin e tij dhe manovrat për të shpëtuar nga prangat

Ja kur do të shpërthejnë dy dosjet e Ilir Metës që po heton SPAK! Kush e ka në “dorë” arrestimin e tij dhe manovrat për të shpëtuar nga prangat

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta po shfaqin hapur ditët e fundit rrezikun që po ndiejnë nga hetimet e dosjeve në SPAK, të cilat rrezikojnë koalicionin e “non gratave” dhe të gjithë familjarët e tyre. Por për bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë, drejtësia e re kontrollohet nga kryeministri Rama.

Një nga këta personazhe që ndan këtë mendim është dhe Ylli Manjani, i cili ka qenë ministër Drejtësie kur Ilir Meta ishte në pushtet me partinë e LSI. Manjani thotë se SPAK është krijuar për të goditur opozitën. Edhe pse kjo tezë e tij bie pasi gjysma e qeverisë “Rama” ndodhet në burg dhe disa ministra i ka me dosje të hapura në SPAK, madje ai vetë është nën hetim në skandalin e inceneratorëve.

Sipas Manjanit, Ilir Meta ka dy dosje që po heton SPAK, CEZ-DIA dhe lobimi me para të pista në SHBA. Për ish-ministrin Manjani, hetimet për Metën do të “shpërthejnë” në momentin kur qeveria ta shohë të arsyeshme se ai po bëhet një zë i fortë opozitar. Nën rreshta Manjani thotë se e vërteta është që Meta është “qetësuar” disi, pasi LSI u mbyll, PL është thuajse hiç elektoralisht dhe dosjet e tij do të mbeten ende pezull. Tërheqja e tij mund të jetë një rrugë që sipas Manjanit mund të shpëtojë nga prangat dhe mos të pësojë fatin e Sali Berishës.

Prapaskenat nga arrestimet e SPAK sipas Ylli Manjanit

“D.m.th me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën. Ky nuk është më opinion, por fakt. Doni fakte? 1. Lulzim Basha, atëherë kryetar i PD, u vu nën hetim për financim të paqartë në Amerikë.

Çështja u mbyll për procedurë. Koha tregoi se çështja u mbyll se Luli pranoi të shesë lojën dhe shkatërrojë opozitën. 2. Sali Berisha, pas dizenjimit non-grata, i çelet hetim na SPAK me një kallëzim politik të Taulant Ballës. Çështja mbahet për 3 vite nën hetim.

Pas 3 vitesh prapë “po hetohet…”. Kjo nuk është më ndjekje, por përndjekje penale. Hetimi vazhdon, megjithëse s’ka prova, sepse Berisha nuk pranon të shesë lojën. Sidoqoftë goditja ndaj Tij, veçanërisht me gjyqe popullore, është shkatërrimtare për opozitën. 3. Ilir Meta është ende nën hetim. Janë të paktën dy episode që raportohen në media se SPAK po heton.

Çështja ÇEZ-DIA dhe një financim i paqartë në Amerikë. Nuk ka lajme, por hetimi është aty. Kur t’i duhet pushtetit, e shpërthen. E vërteta është që Meta është “qetësuar” disi. LSI u mbyll. PL është thuajse hiç elektoralisht. 4. Fatmir Mediu është nën akuzë tashmë dhe në gjykim.

Çështja është e vjetër dhe ligjërisht shumë e sforcuar. Sidoqoftë ai është nën akuzë. Pavarësisht rëndësisë elektorale të PR, dëm është për opozitën në tërësi. Fjala vjen PD e Berishës ishte më komode të garonte me siglën e PL së Metës sesa me të PR së Mediut….

Të gjithë këta janë kryetarë partish të opozitës. Kaq parti ka opozita elektorale. Të gjithë të goditur penalisht nga reforma e drejtësisë. Asnjë arrestim nga radhët e qeverisë, sado që u bë për shoë dhe gjithashtu pa prova, nuk ka peshën politike të goditjeve që u është bërë drejtuesve të opozitës. Ky është fakt. Ashtu siç është fakt se jo të gjithë e mbajnë presionin. Luli s’e mbajti dot p.sh…

Nuk po llogaris këtu frymën përçarëse brenda opozitës për shkak të këtyre goditjeve, në dukje penale, por në fakt me karakter politik. Nuk e llogaris në këtë ekuacion sepse përçarjen e kishin në dorë vetë ta shmangin… Por pasoja është kjo që shohim, opozita drejt shuarjes përfundimtare. Qartësisht, opozita nuk e përballon dot elektoralisht pushtetin absolut. Potenca elektorale e saj ka rënë, pikërisht për shkak të goditjeve penale-politike të drejtuesve të saj. A ishte ky qëllimi i reformës?! Nuk e di, por ky është fakti!”, mbyll shkrimin Ylli Manjani.