osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kur do të arrestohet Ilir Meta për grabitjen e gjysmë miliard euro vetëm me një firmë! Prokurorët e SPAK pritet ta marrin në pyetje për vrasjen e deputetit të tij që nënshkroi aferën që do ta çojë pas hekurave

Ja kur do të arrestohet Ilir Meta për grabitjen e gjysmë miliard euro vetëm me një firmë! Prokurorët e SPAK pritet ta marrin në pyetje për vrasjen e deputetit të tij që nënshkroi aferën që do ta çojë pas hekurave

Analisti i njohur Frrok Çupi në një intervistë për gazetën “SOT” ka paralajmëruar zhvillime shumë të forta në politikën shqiptare. Sipas tij, SPAK pritet të arrestojë dyshen më të korruptuar në vendin tonë, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Për Çupin, një thirrje e dytë e Ilir Metës para prokurorëve specialë do të jetë fundi i tij. Analisti zbulon detaje dhe nga vdekja e ambasadorit Qazim Tepshi pasi nënshkrimit të marrëveshjes DIA-CEZ në Pragë, aferë që pritet të fundosë Metën. Çupi thotë se kohë më parë Tepshi ishte deputet i Metës.

Ai thotë se gjatë gjyqit, me siguri Ilir Meta do të flasë edhe për këtë vrasje. Nga ana tjetër, Çupi ka zbardhur detaje të tjera të “dosjes së zezë” të Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka vrasje mbi supe dhe nuk i shpëton dot prangave të SPAK edhe pse po përdor skema si mafiozi Al Capone.

Në fund Çupi thotë se “rri e kujtoj ambasadorin amerikan Donald Lu. Ai na tha shqip se ‘ja ku e keni Al Kaponen shqiptar”. Po ku kishim Drejtësi atëherë. Tani s’na duhet më çfarë idiotësish bën Berisha.”

-Zoti Çupi, dje SPAK thërriti Ilir Metën dhe e pyeti mbi aferën “CEZ- DIA”. A iu duk e papritur thirrja e SPAK?

E papritur? Njerëzia e këtij vendi po presin prej vitesh që të gjykohen shtetarët e lartë të korruptuar, hajdutë dhe vrasës. Ne, fatkeqësisht, si shtet e si komb, kemi me duzina nga kjo specie e tmerrshme. Besoj se pas ca kohe kur SPAK të hyjë thellë, do të dalim si vendi me më shumë ‘monstra’ në botë , që këta 30 vjet i kanë marrë jetën dhe pasurinë njeriut dhe vendit. Në CEZ-DIA janë groposur rreth gjysmë miliard euro. Në vitin 1991, kur ekspertë të huaj erdhën në Shqipëri për rindërtimin e vendit, fatura e gjithë vendit doli diku afër 2 miliardë, dmth., CEZ- DIA ka kollofitur një të tretën e Shqipërisë. Vetëm me një firmë…

Pjesa tjetër e vendit ndodhet në barkun e balenës Berisha- Meta. Prej kohe ka dyshime të arsyeshme se këta kanë shkuar në xhepat e Sali Berishës dhe Ilir Metës- dy ish presidentë e dy ish kryeministra. Tani të dy këta duhet të kthejnë paratë dhe të paqëtojnë nervin e qytetarëve duke u mbyllur në burg për disa vjet. Kjo është puna, ajo çfarë ndodhi sot. Herën e dytë që të thërritet në SPAK, Iliri duhet të marrë me vete ndërresa dhe cigare për një kohë të gjatë; gjithashtu të bëjë prova para pasqyrës se si i shkon mjekra e gjatë.

Nuk besoj se do të ndodhet afër Berishës; e them duke u nisur nga një deklaratë e Metës në Parlament kur i tha Berishës: ‘Një herë kam dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin… Tani nuk e jap’. Domethënë ka ardhur dita që shqiptarët të marrin dinjitetin që u takon e të dënojnë kriminelët e tyre. Gjithashtu t’u kthehet djersa dhe gjaku i tyre. Kur të mbarojë kjo punë, shumë autorëve do t’u ketë dalë mjekra dhe kurrizi. Përveç ambasadorit Qazim Tepshi që ka vdekur, vdiq pasi nënshkroi marrëveshjen e DIA-CEZ në Pragë. Më parë ishte deputet i Metës. Gjatë gjyqit, me siguri Ilir Meta do të flasë edhe për këtë vrasje. Asgjë nuk është e papritur. Tani njerëzimi ka rast të rrijë e të vështrojë.

-Sipas jush, a duhet të shtrihet vetingu pasuror në politikë? Gjyqtarët ikin nga faturat e dritave, po deputetët që kanë vila në bregdet, makina luksoze e dhjetëra apartamente?

Veting për politikanët? Ja ku është Vetingu, në SPAK. ‘Të nderuar hajdutë politikanë, drejtohuni në SPAK’- kjo duhet shkruar në çdo rrugë. Ç’veting tjetër kërkohet? Sali Berisha po fshihet skutave, deri pas shpinës së gruas e fëmijës, për të mos u paraqitur në SPAK…

Ju e dini. Atëherë çfarë Vetingu duan këta? Duan të shmangin SPAK-un? Duan të bëjnë zero Ligjin? Duan të fshihen? Duan të ngrenë prapë ato gjykata që kishin? Është e tmerrshme. Këtu ka ligje të mjaftueshme, tani keni edhe Drejtësinë e Re. Shkoni në Prokurori të gjithë!- kjo është zgjidhje. Apo duan t’i fshihen popullit duke thënë se ‘kemi Veting’? Krim. Njësoj si prostitutat ose si tutorët e tyre që e bëjnë veten ‘të ndershëm’ me një ‘make up’ në fytyrë.

-Thuhet se amerikanët dhe britanikët pritet të sjellin një tjetër “listë të zezë”. Mendoni se do të ketë emra nga opozita pasi disa prej tyre nuk po zbatojnë kërkesat e ndërkombëtarëve për shkëputjen nga mbështetja e të korruptuarve dhe “non-gratave”?

Kjo puna e listave ‘non-grata’ u bë si përrallë dimri. Kjo ka ndodhur edhe për shkak se media dhe politika nuk do të dalë prej kësaj statuo-je. Mund të ketë edhe të tjerë, sigurisht, jo me lista të gjata- mendoj. Mund të jetë ‘non-grata’, por nuk mund të ketë kurrë më Sali Berisha dhe Ilir Metë. Kemi të bëjmë me krime të mëdha, monstruoze. Kemi të bëjmë shkatërrimtarë të shtetit dhe jetës së njeriut.

A më gjeni një ‘non-grata’ president që ka sulmuar me armë popullin e vet dhe i ka shkaktuar mbi 3000 të vrarë? A më gjeni një njeri që sapo mori pushtetin në 1992 shkroi në gazetën e tij, me mburrje se ‘ka shkatërruar 700 shkolla’ kur ishte në opozitë? Po një president që mblodhi disa njerëz para presidencës dhe shpalli ‘kryengritjen e Marsit’? Po vjedhjet që nuk kanë fund nga fondi i popullit? Ore nuk numërohen krimet. Kjo është lufta e Drejtësisë me Tmerrin; kjo është edhe vëmendja e popullit. Çdokush tjetër është më ‘engjëll’ se këta.

-Dosja e SPAK për aferën e ish-kompleksit Partizani ka nxjerrë në skenë dhe bashkëpunëtorët demokratë me funksione të larta në PD, si rasti i Oerd Bylykbashit që është përdorur nga Berisha për të shantazhuar ushtarakët, a mendoni se kjo është një nga arsyet që shumë deputetë nuk po e braktisin Berishën pasi janë zhytur bashkë me të në afera?

Oerdi i shkretë, një turkoshak i bindur, është diku nga mesi i shërbëtorëve që nën Berishë krijuan një ‘organizatë kriminale’. Berisha e vuri shtetin nën thundrën e tij, pikërisht duke përdorur këta, Oerta, Ogerta, Ogirta, Oxena, Olena… Në atë krim ka ndodhur që kryeministri i votuar nga populli e futi në dorë ligjin e qeverinë dhe e përdori për interesat e veta të pasurimit me vjedhje. Nuk ka rast tjetër në botë. Ai krijoji Organizatën Kriminale të përbërë nga Qeveria+Familja. Neni 26 i Kodit Penal që citon SPAK, pikërisht për këtë flet.

-Si e shikoni goditjen e SPAK në familjen Berisha? A do të shkojë deri në fund hetimi, apo vetë Sali Berisha sërish mund t’ia hedhë paq?

Nuk e kuptoj këtë pyetje. Ta ketë kapur Prokuroria dhe Gjykata në krime? TA ketë pikasur populli si njeriun më të rrezikshëm? Ta ketë shënjuar Amerika dhe Europa si ‘cung të vjetër’ që ndalon rrugën e paqes e stabilitetit… Dhe ju thoni ‘ta kalojë paq’? Po, paqe ka në burgje dhe në botën e amshueme. Këtu nuk ka paqe për këtë specie.

-Pse Berisha nuk pranon të paraqitet para SPAK? Mendoni se e ka nisur gabim luftën me drejtësinë?

Berishës vetëm kjo i ka mbetur tani: Të tregojë para popullit se cilin kishin në fronin e pushtetit. Të shikojë populli dhe të skuqet me veten. Marifetet e Berishës janë përdorur nga qindra kriminelë të mëdhenj e nuk ia kanë dalë. Ku e ke sot Al Kaponen, që ka bërë pikërisht këto sjellje para Drejtësisë… Rri e kujtoj ambasadorin amerikan Donald Lu. Ai na tha shqip se ‘ja ku e keni Al Kaponen shqiptar”. Po ku kishim Drejtësi atëherë. Tani s’na duhet më çfarë idiotësish bën Berisha.

Intervistoi: Rigels Seliman