osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja ku e keni pushtetin: Barkderra, por prapë të pangopur, “syshqyer” nga makutëria e prapë “shtazë” që hanë njëri-tjetrin

Ja ku e keni pushtetin: Barkderra, por prapë të pangopur, “syshqyer” nga makutëria e prapë “shtazë” që hanë njëri-tjetrin

Janë të gjithë njësoj. Pushteti i pisët që sot drejton Shqipërinë ka një fytyrë, një shije e natyrisht që do të ketë edhe të njëjtin fund.

Sado që, lirimin e 4000 metrave katrore buzë detit nga IKMT, u mundua ta lidhte me “median dhe fjalën e lirë”, lakrat e byrekut të prishur të Irfan Hysenbelliut, u hapën. Dhe ajo që doli sheshit nuk është asfare e bukur. Përkundrazi.

I mësuar të përfitojë nga i njëjti pushtet, kundër të cilit çirret sot, puthador e përfitues, Irfan Hysenbelliu, kur i mbërritën fadromat në oborr, publikoi dy dokumente. E para ishte leja e KKRT e firmosur nga Edi Rama që i lejonte investimin dhe e dyta ishte një foto ku shfaqen duke drekuar, buzë të njëjtave pishina që sot janë shkallmuar nga fadromat, Edi Rama, Irfan Hysenbelliu, Taulant Balla, Behxhet Pacolli dhe Arben Ahmetaj…

Mesazhi i Irfanit ishte i qartë! Rraca e këtij soji funksionon me mesazhe të llojit mafioz dhe Irfani donte t’i tregonte opinionin publik se i kishte mbajtur në pëllëmbë të dorës ata që sot i kishin futur fadromat dhe po e shkatërronin. Kot u lodh Irfani. Kjo dihej nga opinioni publik. “Pamfleti” e ka denoncuar më shumë se një herë faktin që uzurpuesit Hysebelliu, pushtetarët i shkonin për vizitë e madje “jetonin” lirshëm në ambjentet luksioze ku shërbimi ishte “all inclusie”.

Me këtë foto, më shumë se për pafajsinë e vet, Irfan Hysenbelliu, për herë të parë e të fundit në jetë, i ofroi publikut fytyrën e vërtetë të pushtetit. Të këtij pushteti që, për sa kohë i shërben të le të jetosh e të fitosh para edhe pa paguar taksa, edhe duke zaptuar pronën publike, edhe duke lënë pa bukë punëtorët e thjeshtë që e fitojnë jetesën me 12 ore punë në ditë. Dëshmitar për këtë është vetë autori i kësaj fotoje, Irfan Hysenbelliu që ka ende shumë borxhe për t’i larë Shqipërisë.

Irfani ka ende borxhe sepse deri dje ishte pjesë e kësaj kaste. Punonjësit që ka hedhur në rrugë padrejtësisht e ata që nuk u jep hakun, janë ende aty.

Shikojeni mirë fytyrën e pushtetit. Ajo është e babëzitur e me sy të shqyer nga makutëria. Në të, është po ai kryeministër që historikisht, në një moment të caktuar, i ka luftuar miqtë e vet. Pasi u ka ngrënë bukën, u ka përmbysur sofrën.

Shikojëni mirë fytyrën e këtij pushteti që po ju merr frymën. Barderra, por të pangopur. Të enjtur nga kënaqësia e të qenit në pushtet, por të papërmbushur e me një uri që nuk mbaron kurrë. Në atë tryezë është edhe një biznesmen. Behxhet Pacollit i është dhënë një tjetër copë tortë nga Shqipëria dhe askush nuk mund të vërë bast se nuk do të ketë të njëjtin fat me atë të mikut të vet që ka në krah.

Në atë tryezë është edhe një ish ministër Financash, pa firmën e të cilit shumë krime nuk nuk do të ishin bërë. Sot ai ish-ministër po ngjit shkallët e prapaskenës dhe urimi i gjithëkujt është ta shohim pas hekurave për krimet që ka bërë.

Në atë tryezë është edhe një deputet, me shumë pozitë në PS, dhe eksponent i rëndësishëm në dorën që drejton bandat e Elbasanit. Taulant Balla është prototopi që e mban me dhunë pushtetin që i ka dhënë Edi Rama dhe duart i ka të ndyra me gjak. Ama ha e pi me Kryeministrin e shqiptarëve, ka ngrënë e ka pirë edhe tek puthadori që i ka pritur e përcjellë më vite.

Nëse do të donim të paraqisnim një panoramë edhe më të plotë, aty duhet të ishin edhe ca shërbëtorë të tjerë me famë të pushtetit. Ka nga media, biznesi dhe politika. (Aspak) çuditërisht të gjithë kanë të njëjtën pamje e të njëjtën fytyrë: të babëzitur e gati të hanë mishin e njëri-tjetrit.

Ky pushtet kështu është. Sot mori hakun që meritonte Irfan Hysenbelliu. Nesër do të vijë radha e Tanit (Dulakut), Aleksandrit (Frangaj), Tomës (Doshit), Gjergjit (Lucës), Artanit (Gaçe) e të tjerë e të tjerë.

Është e çuditshme po ta shtosh edhe me këta panoramën e fotos që publikoi, jo rastësisht Irfan Hysenbelliu. Janë të gjithë njësoj. Pushteti i pisët që sot drejton Shqipërinë ka një fytyrë, një shije e natyrisht që do të ketë edhe të njëjtin fund./Pamfleti