osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja kërkesat për drejtësinë dhe qeverinë! Pritet furtunë në radhët e pushtetarëve: Brukseli kërkon arr.estime të bujshme brenda qershorit

Ja kërkesat për drejtësinë dhe qeverinë! Pritet furtunë në radhët e pushtetarëve: Brukseli kërkon arr.estime të bujshme brenda qershorit

Bashkimi Europian kërkon arrestime në nivele të larta me qëllim që të hapen negociatat në muajin qershor. Ndonëse opozita proteston dhe po dëmton jashtë mase imazhin e vendit, nëse deri në 2 javët e para të qershorit ka arrestime në nivele të larta, mund të ketë një vendim pozitiv nga Këshilli i BE. Sinjalet janë dhënë dje nga Drejtori i Politikave për Zgjerimin në BE, Christian Danielsson gjatë vizitës në Tiranë.

Përtej deklaratës që mbajti për mediat, ai ka pasur dje dy takime të rëndësishme, ku në fokus të së cilave kanë qenë reformat që po bëhen me qëllim integrimin e vendit. Bëhet fjalë për një takim me kryeministrin Edi Rama dhe një me anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë. Danielsson në takimin që ka pasur me kryeministrin Rama ja ka bërë të qartë se deri në vendimin për negociatat Brukseli pret luftë të ashpër ndaj korrupsionit në nivel politik. Kjo do të thotë se do të kemi reprezalje në radhë ministrash, ish-ministrash, deputetësh apo ish-deputetësh. Këtë gjë Danielsson e ka konfirmuar dhe përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale politike dhe reformat. Shqipëria duhet të vazhdojë të përparojë në të gjitha fushat e reformave dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për tu paraqitur bindshëm në qershor, kur shtetet anëtare të BE do të shqyrtojnë progresin e vendit”, tha ai. Burime të gazetës thanë se në takim Danielsson ka kërkuar rezultate konkrete kundër krimit e korrupsionit dhe kjo do të thotë se ndërkombëtarët presin arrestime.

Këtë gjë ai e ka shprehur dhe në një takim që ka pasur me përfaqësuesit e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai ka kërkuar që të ecin me punën, ndërsa po ashtu është kërkuar që të pastrohet drejtësia nga korrupsioni. Pjesë e KED është dhe kryeprokurorja Arta Marku, e cila ka në dorë të godasë korrupsionin në nivele të larta. “Ndjehem mirë për rikthimin në Tiranë. “U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e BE-së për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme.

Implementimi i reformës së drejtësisë=ecje përpara: kyç për instalimin e shteti ligjor Shqipëri dhe për integrimin e vendit drejt BE-së”, tha ai.

Kushtet e BE

Në qershorin e vitit 2017, BE shtyu datën e negociatave për Shqipërinë duke vënë dy kushte bazë: Ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele politik. Protestat e opozitës dhe bojkoti parlamentar kanë dëmtuar shumë imazhin e vendit, por raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dha sinjale javën e parë se raportin që do hartojë për Shqipërinë do e fokusojë te reforma në drejtësi.

Raport-progresi pritet që të mbyllet në fund të muajit maj dhe më pas të kalojë në Komisionin e Jashtëm për miratim. Më pas do jetë në dorë të vendeve të BE të vendosin nëse do ketë hapje të negociatave. Duke qenë se opozita po teton të bllokojë integrimin në aspektin e mungesës së konsensusit politik, vëmendja më e madhe tani do jetë te drejtësia.

BE kërkon të arrestohen “peshq të mëdhenj”, me qëllim që shtetet anëtare të marrin një mesazh se po luftohet korrupsioni. Prokuroria ka në dorë disa doje dhe nuk është çudi që brenda prillit e majit të kemi hetime në nivele të larta. Pra pritet që para drejtësisë të shkojnë si përfaqësues të mazhorancës, ashtu dhe të opozitës. /Kliti Topalli