osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja diskutimet në grupin e PS! Për shkarkimin e Metës vendoset pas shqyrtimit të draftit të Venecias, brenda vitit gati ligji kundër gjyqtarëve e prokurorëve

Ja diskutimet në grupin e PS! Për shkarkimin e Metës vendoset pas shqyrtimit të draftit të Venecias, brenda vitit gati ligji kundër gjyqtarëve e prokurorëve

Mazhoranca do të vendosë për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta nga detyra, pasi të analizojë me detaje raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias. Ditën e djeshme nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Ndërkohë, gazeta ka mësuar detaje nga porositë që shefi i qeverisë ka dhënë për vartësit e tij.

Sipas informacioneve, mësohet se në këtë mbledhje Rama ua ka bërë të qartë deputetëve se për çështjen e presidentit Meta do të pritet publikimi i raportit përfundimtar të Venecias, nga ku do të hartohet një dokument shpjegues për hapat që do të ndjekin. “Do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe do hartojmë një dokument shpjegues për hapat që do ndjekim”, mësohet të jetë shprehur Rama. Megjithatë, edhe pse në çdo dalje publike i pari i qeverisë tregonte vendosmërinë se mazhoranca do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës, dje mësohet se kjo gjë nuk është cekur fare, duke mbajtur kështu në ankth të gjithë socialistët. Gjithashtu, referuar po të njëjtave burime, mësohet se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë edhe miratimin sa më shpejt të rezolutës së PE si pjesë e paketës anti- shpifje.

Kjo paktë mes të tjerave, autorizon AMA-n që të mbikëqyrë edhe median elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online apo çfarë është më e rëndësishmja ndalimin e ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guaska, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia. Nga ana tjetër, në mbledhje është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2020, teksa mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve që të nisin punën për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ligji kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve

Por përveç, çështjes “Meta”, një tjetër temë tek e cila mësohet se e ka ndalur theksin kryeministri Edi Rama ka qenë ligji special për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Burime nga mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, theksuan për gazetën se brenda muajit dhjetor do të jetë gati në Parlament, nisma për ndryshimet që prekin gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të etiketuar nga shefi i qeverisë si “Kap ça të kapësh ose KÇK”. Po ashtu, mësohet se i pari i qeverisë ka kërkuar nga deputetët e vetë që të nisin konsultat, ku një grup pune do të merret edhe do t’i propozojë Kuvendit ndryshime në Kodin Penal, sa i takon dhunës ndaj grave. Kujtojmë që, të enjten që shkoi, teksa ishte duke folur në Parlament, Rama bëri me dije se socialistët do të depozitojnë një ligji të ri special për prokurorët dhe gjyqtarët që janë ende në sistemin e drejtësisë, por që duke e ditur që do të shkarkohen, po bëjnë kërdinë me vendime absurde të diktuara nga krimi dhe korrupsioni.

“Shembja e pushtetit të K-Ç-K-së dhe nga ana tjetër, vendosmëria për të transformuar në një ligj special kundër të gjitha atyre që janë me precedentë kriminalë, që janë të përfshirë në aktivitete me krimin e organizuar, që bëjnë të fortin, jo për t’u zgjedhur, por për të zgjedhur çfarë duan ata, duhet të jenë imperativa të këtij Parlamenti. O sot, o kurrë! Shumë shpejt do të sjell këtu ligjet për këtë punë, sepse nuk ka rrugë tjetër. Këtë ndërhyrje mund ta bëjë Parlamenti dhe duhet ta bëjë Parlamenti me çdo çmim”, nënvizoi kryeministri Edi Rama. /Rigels Seliman