osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ja deputetët, ministrat, ish-ministrat, gjyqtarët e prokurorët me pasuri në SHBA! 10 të ngelur në veting më të rrezikuarit nga vendimi i Biden

Ja deputetët, ministrat, ish-ministrat, gjyqtarët e prokurorët me pasuri në SHBA! 10 të ngelur në veting më të rrezikuarit nga vendimi i Biden

Një numër i madh zyrtarësh shqiptarë rezultojnë me prona e llogari bankare në SHBA. Presidenti Joe Biden nxori një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit do të bëhet sekuestrimi i pronave për të gjithë ata zyrtarë dhe funksionarë që cenojnë destabilitetin e Ballkanit, por edhe që janë të përfshirë në afera korrupsioni.

Numri i shqiptarëve që jetojnë në SHBA është shumë i madh, por ka shumë funksionarë që kanë atje prona e llogari bankare. Gazeta po publikon sot të dhënat për një pjesë të emrave të njohur, të cilët kanë deklaruar pranë Inspektorit të Lartë të Deklarimit të Pasurive se zotërojnë prona dhe llogari bankare në SHBA. Padyshim duhet sqaruar se vendimi i Biden mund të mos prekë asnjë prej tyre, por për transparencë gazeta po tregon se kush janë zyrtarët me prona në SHBA. Nga kabineti qeverisës rezultojnë se vetëm dy ministra kanë llogari atje.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka deklaruar një llogari bankare, ndërsa Bledar Çuçi ka deklaruar se bashkëjetuesja e tij ka disa llogari atje. Duhet theksuar se bashkëshortja e zotit Çuçi jeton dhe punon në SHBA dhe është një aktiviste e njohur e shoqërisë civile.

Ndërkohë sa u takon deputetëve, rekordin e mban deputeti socialist Anastas Angjeli, i cili ka deklaruar banesë dhe llogari bankare në SHBA. Ndërkohë kemi 3 deputetë nga opozita parlamentare që kanë llogari bankare në SHBA dhe ata janë Ralf Gjoni, Rudina Hajdari dhe Ligoraq Karamelo. Për zonjën Hajdari dihet që ajo ka jetuar për shumë vite në SHBA. Ndërkohë rezulton se kur ka qenë ministre në qeverinë “Berisha”, llogari bankare ka deklaruar edhe Majlinda Bregu.

Sistemi i drejtësisë

Teksa politikanët e mësipërm rezultojnë që të mos kenë asnjë akuzë apo proces ndaj tyre, ndryshe ndodh me sistemin e drejtësisë. Nga të dhënat që gazeta ka siguruar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezulton se një numër i madh i të ngelurve në veting kanë pasuri jashtë vendit.

Më poshtë po publikojmë 10 persona, të cilët kanë ngelur në veting dhe gjatë procesit të rivlerësimit u janë zbuluar llogari, pasuri dhe transferta në SHBA. Madje disa prej tyre kanë ngelur edhe për shkak se nuk justifikonin transferta apo shkollimin e fëmijëve në SHBA. Ndërkohë kemi dy anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët kanë deklaruar llogari në SHBA. Një prej anëtarëve deklaron llogari në emër të bashkëshortit, ndërsa një tjetër ka fëmijët të shkolluar atje.

Por nëse e shohim vendimin e Biden nga gjithë zyrtarët në fjalë, ata më të rrezikuarit janë padyshim të ngelurit në veting. Sipas burimeve, së pari ambasada e SHBA u ka bllokuar vizën e të gjithë të ngelurve në veting pasi nuk justifikojnë pasurinë dhe akuzohen si të korruptuar. Pra nga të gjithë emrat që pritet të penalizohen nga SHBA gjyqtarët e prokurorët e ngelur rrezikojnë që t’u bllokohen pronat, llogaritë e pasuritë e tjera.