Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla cakton datën 18 dhjetor për të mbledhur Këshillin e Mandateve e rregullores për të shqyrtuar shkresën e SPAK për Sali Berishën.
Në një njoftim për shtyp të Kuvendit theksohet se:
“Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në datën 18.12.2023, ora 12.00, në Kryesinë e Kuvendit”.