Detaje të reja janë zbardhur nga sasia rekord e kokainës e futur në Gjermani nga trafikantët shqiptarë, të cilën e sillni atë nga Ekuadori të fshehur në banane. Policia kapi rreth 1.8 tonë kokainë, ndërsa hetuesit kanë njoftuar se rreth 1 ton tjetër të jetë zhdukur gjatë përplasjeve.
Sipas hetuesve, në kutitë e bananeve trafikantët fshihnin kokainë shumë të pastër, vlera e së cilës në total arrinte në 400 milionë euro kur shitej në tregun e zi të lëndëve narkotike.
Mediat gjermane kanë zbuluar dhe çmimin e pabesueshëm me të cilën shitej lënda narkotike në Ekuador, ku 1 kg kushtonte 1.365 euro, ndërsa në tregun e zi gjerman kapte shifra marramendëse, ku vetëm 1 kg arrinte deri në 75.800 euro.
Kjo mënyrë trafiku e kokainës kolumbiane drejt BE përmes kutive me banane, që përdorej nga trafikantët shqiptarë, ka befasuar hetuesit gjermanë, të cilët e kanë cilësuar një mënyrë të hatashme, pasi ishte dhe një ndër sasitë më të mëdha që futej në këtë vend.
Paketimi i tonëve me banane dhe dërgimi i tyre nga Ekuadori në Hamburg nuk lindte dyshime për askënd. Të zbulosh kokainën midis mijëra kutive me banane është pothuajse e pamundur. Nëse doganat në port do e bënin, do ishte si të kërkonin gjilpërën në kashtë. Kutitë e bananeve sillen me anije përmes kamionëve frigoriferikë në të gjithë Gjermaninë. Ato dërgohen në disa qendra të posaçme, ku sistemet kanë deri në 50 dhoma të pjekjes individuale. Aty bananet nga jeshile piqen e marrin ngjyrën e verdhë.
Jorg Beyser, kreu i Departamentit të Antidrogës
Ndërsa ministri gjerman, Herman, deklaroi se ballkanasit e gjetën veten te trafiku i drogës, pasi ju mbyll trafiku i refugjatëve.
(Anija që përdorej për trafikun e kokainës nga shqiptarët)
(Salla e bananeve ku fshihej kokaina)