Në njoftimin e Kuvendit bëhen të ditura edhe detyrat dhe qëllimi i ngritjes së këtij komisioni. Sipas njoftimit, komisioni ka si qëllim kryesor mbikëqyrjen nga fillimi deri në fund sa i takon procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të institucioneve të reja të drejtësisë.
Në njoftim thuhet se një tjetër mision i këtij komisioni është të raportojë në komisionin e përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend për ecurinë e zbatimit të ligjit.
Po ashtu, një tjetër detyrë e këtij komisioni është harmonizimi i punës mes institucioneve ligjzbatuese në vend.
“a) Të monitorojë proceset e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të zgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë;
b) të bëjë koordinimin midis institucioneve dhe organeve që zbatojnë ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit te drejtësisë”;
c) të ndjekë ecurinë e zbatimit të parashikimeve të ligjit, nga institucionet respektive të parashikuara në këtë ligj, brenda afateve të përcaktuara ligjore;
ç;) Komisioni i Pavarur do të evidentoje rastet kur institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara, duke ia bëre me dije komisionit te përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore, ose drejtpërdrejt Kuvendit nëpërmjet raportimit. me qëllim që të mund t’i propozohet Kuvendit marrja e masave përkatëse për moszbatimin e ligjit”, thuhet në njoftim./ Rigels SELIMAN