Analisti i njohur, Kastriot Aliaj ka zbardhur për herë të parë disa detaje “bombastike” nga jeta e Sali Berishës, ku sipas tij “lexohen” mbi 50 prapaskena, krime, mashtrime, manipulime, afera në bashkëpunim familjar e klanor.
Në analizën e tij, Aliaj thotë se të gjitha këto e të tjera zullume, kanë përbërë moralin e pushtetit të ish-kryeministrit Berisha autokratik, që u karakterizua nga dhuna, vrasjet e kundërshtarëve politikë brenda dhe jashtë PD. Një nga këta personazhe ai përmend dhe Remzi Hoxhën.
Analisti i njohur ka zbardhur ekskluzivisht për gazetën “SOT” dhe përmbajtjen e dosjes së Berishës me emrin “Bisturia” në arkivat e UDB në Beograd. Ai ka treguar se si zoti Berisha u rekrutua nga shërbimet e huaja në 1974 dhe rolin e familjarëve të tij.
Ja shkrimi i plotë
“Më në fund drejtësia e shumëpritur nga qytetarët e këtij vendi, po tregon autoritetin e pavarësisë në gjykimin e krimit dhe korrupsionit, duke u vënë përballë zullumqarit “non grata”. E gjithë rruga e tij, si protagonist i gjithfarë ndjenjave, ku brenda tyre bënë vend shqetësimi, egoizmi, agresiviteti dhe urrejtja, e kthyen në një makineri propagande në dëm të zhvillimeve demokratike. I mbetur si “gozhda” e Nastradinit, në mjedisin politik dhe shoqëror, më në fund i erdhi ora e historisë për të dhënë llogari. Është fatkeqësi dhe mjerim politik, i mbështetësve fanatik të “foltorizmit”, që vazhdojnë ti bëjnë temena, si mit i demokracisë, kur në fakt ai u kthye në varrmihës i saj. E gjithë historia e tij mund të krahasohet, me personazhin aq shumë të njohur nga shqiptare “Arturo Ui” shkruar nga shkrimtari gjerman Bertold Breht. Por situata unikale në Shqipëri që nuk e njohu dhe respektoj shtetin ligjor, polli edhe shumë Arturo Ui të tjerë, që me demagogji e patrulla pacifiste, u bënë gllabërues të ekonomisë në interes të tyre. Daljet vend e pa vend në disa media pa autoritet, duke e ftuar të broçkullise si gjithnjë, për të demonstruar influencën e tij akoma në politikë, e ka shtuar edhe më shumë dozën e urrejtjes tek shumica e shqiptarëve kundër tij. Sjelljet dhe qëndrimet e tij në mjedisin politik përballë kundërshtarëve, duke mos përfillur shtetin ligjor dhe rregullat e demokracisë, e kanë c,vlerësuar nga çdo princip moral e shoqëror. Si një figurë me backgraund negativ, duke mos përfillur dhe respektuar autoritetin e drejtësisë, është kthyer në një shqetësim biblik për shoqërinë shqiptare, e cila kërkon gjykimin dhe shkuljen e kësaj gozhde nga “muret” e demokracisë. Me moralin e mashtruesit dhe besëprerit, i dha rrokullimën PD në veçanti si dhe opozitës në tërësi, duke “vrarë” mendimin intelektual të shumë figurave brenda saj. Këta mbështetës që janë lidhur aq ngushtë pas qerres së Saliut, nuk arrijnë të orientohen për tu parë në pasqyrën e të kaluarës së tij.
Dosja e tij në arkivat e UDB
I shfaqur pa pritur nga “hiri” i zhuritur i diktaturës moniste, duke shfrytëzuar situatën kaotike që sundoj në ato vite, zanafilla e tij si një dosje e zezë për demokracinë, fillon me vendosjen në krye të PD, i mbështetur nga padronët e tij të UDB. Pas këtij shërbimi qëndronte i gjithë rrethi shoqëror e familjar, duke filluar nga vjehrri i tij e deri tek padronët e hartimit të dosjes “BISTURIA”, e cila ndodhet në arkivat e UDB në Beograd. Në këtë dosje janë shkruar edhe detyrat e vëna nga Millosheviçi, të cilat i ishin ngarkuar Saliut si “ushtar” i saj i rekrutuar që më 30 Dhjetor të vitit 1974. Detyrat kryesore të tij ishin; 1- Shkatërrimi i Shqipërisë, ku gjeti zbatim në katrahurën e vitit 1997 2- Mos njohja e pavarësisë së Kosovës, duke mos qenë dakord me vendimet e Rambujesë 3- Mohimi i çështjes Çame, ku ngarkon Gramoz Pashkon, i transmetonte fjalët e tij Micotaqisit se; “Qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë”. Veprimtaria e tij e kamufluar anti-shqiptare, u duk edhe në zgjedhjet lokale të Himarës, ku me simpatizantët e “foltorizmit” u bë mbështetës i një të ashtuquajturi minoritar grek Fredi Belerit. Saliu bashkëpunonte ngushtë me Gazideden, me i besuari i tij nga që i lidhnin të njëjtat parime e detyra të vena nga UDB, por dhe që mbante lidhje me fundamentalizmin islamik.. Jo me kot Saliu i dha më shumë pushtet Gazidedes, nga që kishte dijeni për të gjithë veprimtarinë e tij anti-kombëtare.
Roli i Gazidedes
Për të fshehur veprimtarinë e tij si agjent i UDB, ai pranoj bashkëpunimin me sigurimin famëkeq, ku të gjitha të dhënat ishin pasqyruar tek dosja “PENICILINA” ku një kopje e saj u asgjësua nga i besuari i tij Gazidede. Duke bërë spektralizimin e profilit të tij, nga që është treguar si patriot i madh, ai ka dëmtuar jo pak çështjen kosovare. Në vitet 1991-92, në Shqipëri kanë hyrë mjaftë serbë nga Kosova, të cilët e dinin shumë mirë gjuhën shqipe, por duke qenë të lidhur me Saliun, ata kishin si mision të ndiqnin këmba këmbës kosovarët e lëvizjes “Kosova Republikë”. I vënë në shërbim të tyre si spiun me aparatura përgjimi, për të mos u zbuluar futet në Brigadën rezerviste të Gardës, duke zëvendësuar mjekun Dine Abazi. Synimi i tij për të mos u zbuluar si agjent, ishte që me dallavere të bëhej mjeku i Hysni Kapos, por nga që nuk mundi pranoj të vihej në shërbim të familjes së Simon Stefanit. Ai ndiqte me shumë kujdes lidhjet e zbulimit shqiptar, me kundrazbulimin jashtë, për të dhënat që vinin nga veprimet e UDB në Shqipëri, ku një nga dokumentet ishte firmosur nga ish, zv. drejtor i sigurimit të shtetit në ato vite Sulejman Abazi. Me të ardhur në pushtet Saliu në detyrën e presidentit, duke ndjekur rrugën e mësuesit të tij Enver Hoxha, jep urdhra për arrestimin e punonjësve te MR, të cilët kishin dyshime për të, ndër ta edhe për Sulejman Abazin. Fillimisht Saliu ishte beniamin i SHBA, të cilët nuk kishin informacione për të, prandaj e mbështetën nëpërmjet ambasadorit të tyre në Beograd Rajërsonin, nga që CIA financonte ish-Jugosllavinë me fonde, për të tërhequr bashkëpunëtorë nga vendet e Ballkanit ku UDB i rekomandoj atij Sali Berishën.
Firmat piramidale
Me ardhjen në pushtet dhe mbështetjen që gëzonte nga jashtë dhe brenda Shqipërisë, profili i tij u lartësua artificialisht, duke shfrytëzuar edhe situatën kaotike, që ishte krijuar pas rënies së sistemit monist. Duke u ndier i fuqishëm ai shtriu dorën edhe mbi paratë e shqiptarëve, të derdhura në firmat famëkeqe piramidale. ku viktima e parë e tij u bë Sudja, të cilës pasi i mori parat dha urdhër për arrestimin e saj. Lidhjet e tij me firmat piramidale i konfirmon firma Gjallica, e ngritur nga shoqja e ngushtë e bashkëshortes së tij serbe Liria. e cila mbulonte veprimtarinë e gllabërimit të parave nga Shemsie Kadria. Pas kësaj firme përveç Lirisë fshihej Gani Kadria, i cili në ato vite ishte përfaqësues tregtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës, por që kishte të dhëna se ishte vënë në shërbim të UDB. Në këtë situatë katastrofike të humbjes se parave nga shqiptarët, FMN i jep urdhër Sali Berishës për të mbyllur firmat piramidale, Por regjenti autokrat i veshur me mburojën e megallomanisë, deklaron pa pikë turpi tek TV VEFA, se parat e shqiptarëve janë të pastra.
Vrasja e Remzi Hoxhës
Kjo deklaratë e një politikani të papërgjegjshëm, e rëndoj edhe më shumë situatën, sepse parat e derdhura në firmat piramidale shkuan ne xhepat e oligarkëve të politikës, biznesmenëve, si dhe banditëve që lëpiheshin rrotull pushtetit të tij. Në fytyrën e tij “lexohen” mbi 50 prapaskena, krime, mashtrime, manipulime, afera në bashkëpunim familjar e klanor. Të gjitha këto e të tjera zullume, kanë përbërë moralin e pushtetit të tij autokratik, që u karakterizua nga dhuna, vrasjet e kundërshtarëve politikë brenda dhe jashtë PD, zhdukje pa lënë gjurmë të dëshmitarëve okularë, ku rasti më flagrant është ai i biznesmenit Remzi Hoxha, sipas parimit të tij se: “krimi i dytë fsheh të parin”. Shkulja e kësaj “gozhde” dhe të tjerave pas tij, do ta çlirojnë shoqërinë tonë nga makthi i krimit dhe korrupsionit. Duke mposhtur këtë mafie politike, nëpërmjet sistemit të ringritur të drejtësisë, shoqëria shqiptare do të marrë frymë lirisht, duke u vënë në mbrojte të vlerave kombëtare , për një Shqipëri në shërbim të qytetarëve të saj.”