Deputetja e shumëpërfolur këto ditë se do ti bashkohej partisë së Astrit Patozit, Rudina Hajdari ka reaguar sërish ndërmjet disa postimeve në Twitter.
Hajdari shprehet se nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por partitë të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur.
Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, e shikoj si
një fatalitet politik.
Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjëndjeje.
Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur.